MEDINE: Nga e Diela, rihapen dyertë e xhamisë së Profetit Muhammed a.s.

JEDDAH – Kujdestari i dy Xhamive të Shenjta, Mbreti Salman ka aprovuar të Premten hapjen e Xhamisë së Profetit në Medine gradualisht për publikun duke filluar nga e nesërmja, dita e Dielë.

Kryesia e Përgjithshme për Punët e Dy Xhamive të Shenjta ka përfunduar planin për rihapjen e Xhamisë së Profetit me masa të rrepta paraprake, duke e kufizuar xhematin në 40 përqind të aftësisë së xhamisë në një kohë, shkruan gazeta saudite SG, përcjell IKRE.

Adhuruesit do të lejohen të hyjnë në xhami nga namazi i Sabahut të Dielën në mëngjes (Shawwal 8). Ndërsa qilimat e lutjes në oboret e Xhaminë së Profetit do të hiqen, si një masë shtesë për tu mbrojtur nga Pandemia. Ndryshe numri Infeksioneve vazhdon të mbetet i lartë. Në ditë kur po raportojmë në Arabinë Saduite janë regjistruar 1618 raste të reja.

IKRE

373 thoughts on “MEDINE: Nga e Diela, rihapen dyertë e xhamisë së Profetit Muhammed a.s.

Comments are closed.