Turqi: Numri i të shëruarve nga COVID 19, ka arritur në 171 809

Turqia ka raportuar sot rritje të numrit të pacientëve të shëruar nga koronavirusi i ri (COVID-19) në 171.809, me 1.214 pacientë të tjerë të cilët fituan betejën kundër këtij virusi gjatë 24 orëve të fundit, transmeton Anadolu Agency (AA), përcjell IKRE.

Turqia regjistroi 1.374 raste të reja me COVID-19 gjatë ditës së kaluar dhe numri i përgjithshëm i të infektuar në të gjithë vendin arriti në 198.613, treguan të dhënat e ministrisë.

Në llogarinë e tij në twitter, ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, njoftoi se numri i pacientëve të shëruar është i balancuar me numrin e rasteve të reja të zbuluara.

“Turqia është e vendosur për të ulur numrin e të infektuarve, por njerëzit nuk janë aq të kujdesshëm në respektimin e masave”, shkroi Koca.

“Rritja e numrit të pacientëve nën kujdes intensiv është brenda kufijve të zakonshëm”, shtoi ai.

Sipas të dhënave, mbi 1.000 pacientë mbetet në kujdes intensiv.

Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Turqi u rrit në 5.115 me 18 raste të vdekjeve të reja të raportuara, ndërsa numri i rasteve aktive është 21.689.

Autoritetet shëndetësore turke deri më tani kanë kryer mbi 3.33 milionë teste të dyshuara për COVID-19, ndërsa vetëm gjatë 24 orëve të fundit kanë kryer 51.014 teste.

Që nga shfaqja e saj në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar, pandemia ka marrë rreth 503 mijë jetë njerëzish në të gjithë botën.

Më shumë se 10,2 milionë raste janë raportuar në të gjithë botën ndërsa mbi 5,2 milionë pacientë janë shëruar, tregojnë të dhënat e përpiluara nga Universiteti “Johns Hopkins” me qendër në SHBA.

444 thoughts on “Turqi: Numri i të shëruarve nga COVID 19, ka arritur në 171 809

Comments are closed.