Ndalohet emitimi online i Anadolu Agency në Arabinë Saudite

Sipas aktivistëve dhe mediave lokale të Arabisë Saudite, ky shtet ka ndaluar faqen e internetit të Anadolu Agency (AA).

Gazeta saudite Al-Marsad të shtunën njoftoi se “nga burimet e saja e di që shumë media turke janë bllokuar”.

“Njëra nga mediat e bllokuara është Anadolu Agency”, pretendoi gazeta.

“Faqja zyrtare e intertetit e AA-së u bllokua në mbretëri”, njoftoi Saudi News 50, një profil jozyrtar në twitter që shpërndan lajme në lidhje me Arabinë Saudite.

Përdoruesit e Twitter-it në Arabinë Saudite, përfshirë media, gazetarë dhe figura të njohura publike, konfirmuan bllokimin e versionit arab të faqes së internetit të agjencisë në mbretëri me një vendim të Ministrisë së Medias.

Disa nga përdoruesit publikuan fotografi të një emaili nga ministria saudite, ku thuhej se “faqja e internetit ishte bllokuar për shkeljen e rregullave të ministrisë”.

Deri sot, Arabia Saudite ende nuk ka lëshuar një njoftim zyrtar.

Gazetari Khalaf Al-Dossary, një anëtar i Shoqatës Saudite të Mediave, në një postim të tij në twitter thotë se ka “një konfirmim për bllokimin e AA-së”, me një video që tregon njoftimin e ministrisë.

Disa përdorues pro-regjimit të rrjeteve sociale të quajtur “mizat elektronike” sulmuan AA-në në twitter javën e kaluar përmes një hashtagu duke kërkuar që agjencia të ndalohej, duke e justifikuar këtë me pretendimet për keqpërfaqësim dhe abuzim ndaj vendit të tyre.

Për shumë ndjekës të çështjeve saudite, ky sulm u pa si një “preambulë zyrtare” e ndalimit.

Më 6 prill, AA shënoi 100 vjetorin e themelimit. Me këtë rast, shumë studiues politikë dhe kolumnistë nga vendet arabe uruan AA-në për raportimin profesional dhe etik, duke vlerësuar dëshirën e agjencisë për të qenë objektiv, ndryshe nga “mizat elektronike” në Arabinë Saudite

378 thoughts on “Ndalohet emitimi online i Anadolu Agency në Arabinë Saudite

Comments are closed.