Në Francë, autoritetet mbyllin edhe një xhami

Ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin, ka deklaruar se një xhami në qytetin e Kanës do të mbyllet me pretendimin se ka bërë “retorikë antisemitike”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë në kanalin televiziv Cnews, Darmanin pohoi se në xhami janë bërë deklarata “antisemitike” dhe se ai ka mbështetur Kolektivin Francez kundër Islamofobisë (CCIF) dhe bamirësinë Baraka City, që më parë ishte mbyllur nga qeveria për arsye të ndryshme.

Duke thënë se objekti i faljes do të mbyllet për shkak të këtyre akuzave, Darmanin pohoi se 70 xhami në vend janë “radikalizuar”.

Vlen të përmendet se tërheq vëmendje numri i xhamive që janë mbyllur së fundmi në vend dhe shtimi i sulmeve ndaj këtyre vendeve.

Më 25 tetor të vitit 2020, në qytetin Allonnes të Francës, me kërkesë të ministrit Darmanin, xhamia me një xhemat prej 300 personash u mbyll për 6 muaj me arsyetimin se “mbronte islamin radikal”.

Darmanin paraprakisht kishte deklaruar se si rezultat i kontrolleve janë mbyllur 21 nga 92 xhamitë në vend.

Administrata e Parisit është kritikuar për ndërhyrje në jetën e muslimanëve me “ligjin separatist” që miratoi në gusht të vitit të kaluar.

526 thoughts on “Në Francë, autoritetet mbyllin edhe një xhami

Comments are closed.