Covid 19: 340 raste të reja në Mekke dhe 165 në Madine

RIJAD – Të Dielën, Ministria e Shëndetësisë së Arabisë Saudite, ka raportuar 3,379 infeksione të reja gjatë 24 orëve të fundit duke rritur infeksionet totale në 157,612 në mbarë vendin, raporton Gazeta SG, përcjell IKRE.

Ndërsa brenda 24 orëve, 37 njerëz që ishin testuar më parë pozitivisht me virusin kanë vdekur, duke rritur numrin e vdekjeve në 1,267 në mbarë vendin.

Megjithkëtë vendi vazhdon të shohë më shumë rikuperime të cilat kanë arritur në 101,130 që nga 21 qershori.

Ministria e shëndetësisë vazhdoi t’i nxiste njerëzit të zbatojnë masat paraprake siç janë shmangia e turmave dhe tubimeve, veshja e maskës për fytyrën dhe ruajtja e distancës sociale.

Sipas Gazetës SG, gjatë 24 orëve të fundit në Rijad janë regjsitruar 668 raste, i cili kryeson listën, pasuar me 342 raste në Xhedah, 340 në Mekke, 225 në Dammam, 216 në Katif, 179 në Taif, 165 në Madinah, 127 në Khamis Mushayt dhe 102 në Hufof. Kishte 77 infeksione secila në Al-Khobar dhe Hail, 69 në Najran, 59 në ABha, 51 në Buraidah, 40 secila në Jubail dhe Safva, 39 në Mubarraz, 37 në Hafr Al-Batin dhe 27 secila në Ras Tanura dhe Al- Kharj.

Shikuar situatën e Infektimeve ditore në qytetet e shenjta, si Mekka dhe Medina dhe kohën e ngushtë të Haxhit, gjithnjë duke u afruar, shihet me skepticizëm zhvillimi i Haxhin në këto kushte. Megjithatë, deri më tani Mbretëria Saudite nuk ka dalë me ndonjë vendim konkret sa i përket Haxhit 2020.

IKRE

400 thoughts on “Covid 19: 340 raste të reja në Mekke dhe 165 në Madine

Comments are closed.