“Verdiktin e sovranit e pranojmë, por nuk jemi të kënaqur me rezultatin e referendumit në Zvicër”

Referendumi i 7 Marsit në Konfederatën Zvicerane ku shumica e votuesve u deklaruan pro iniciatives per ndalimin e mbulimit te plotë të fytyrës, e që në rend të parë i preku femrat muslimane të cilat deri më tash e ushtruan të drejtën e tyre të përcaktimit të mënyrës së veshjes, e drejtë kjo e garantuar deri më tash në kushtetutën e Zvicrës pa kufizime, vazhdon të paraqesë një nga temat më të eksploruara mediatike të karakterit kulturor dhe juridik, jo vetëm në mediat lokale dhe regjionale, por edhe në ato botërore
Me këtë rast, për çështjen në fjalë, u prononcuan organizata dhe individë që merren në ndonjë mënyrë me çështjen përkatëse, e që nuk mund të mohohet dallimi i qartë në prononcimet e tyre, varësisht prej orientimeve ideologjike, politike, fetare dhe kulturore. Kjo na dha një laramani qëndrimesh e pikëpamjesh, qe nuk lënë edhe pa futur palë në konfuzion, më tepër për ekzaminimin e çështjes në fjalë nga aspekti legjislativ islam dhe kontekstual juridik, se sa për rezultatin e referendumit, marrë parasysh kampanjën negative që u zhvillua nga palët inicuese të referendumit.
Në një prononcim të tij për portalin Le Canton27.ch, kryetari i KMSHZ (Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër), Mehas Alija, e sqaron qëndrimin e një nga organizatat më të mëdha përfaqësuese të xhamive në Zvicër, KMSHZ, e cila përfshinë 50 xhami të shqiptarëve nën ombrellën e vet, në Konfederatën Helvetike.
Kryetari i KMSHZ, Mehas Alija ka deklaruar për portalin në djalë se: “Nëse kjo iniciativë që kaloi nuk do të ketë mutacione të tjera, për të motivuar iniciativa dhe të hap tema edhe më të ndjeshme që përkojnë me muslimanët dhe me të drejtat e tyre elementare njerëzore, mendojmë se ndalimi i burkës më shumë e zbeh imazhin pozitiv të shtetit Zviceran karshi arenës ndërkombëtare dhe prek ndjeshëm parimet themelore të kulturës zvicerane për liri dhe manifestim të bindjeve në publik, se sa të kufizojë apo të mbyll në shtëpitë e tyre disa gra që bartin nikabin, e që nuk e kalojnë as numrin dyshifror.” Ai më tutje ka shtuar se: “Rezultatin e referendumit te 7 marsit nuk e pritëm ashtu siç doli. Por, meqë jetojmë në një shtet, sikur që është Zvicra, me demokracinë direkte, respektojmë verdiktin që doli nga referendumi i 7 Marsit, ku përcaktohet me ligj mos mbulimi i fytyrës, gjegjësisht ndalohet edhe bartja e perçes apo burkës.”
Qëndrimi i KMSHZ del të jetë më objektiv dhe iluminues, ngase i balanson qasjet ndaj palëve dhe pikëpamjeve, për dallim prej prononcimeve të disa palëve dhe individëve tjerë, që në prononcimet e tyre kane dalur të njëanshëm, për shkak mos distinkcionit ndërmjet dispozitës legjislative islame të Burkas, nga njëra anë, dhe iniciativës së ngritur në referendumin në fjalë, nga ana tjetër. Po ashtu, qëndrimi i KMSHZ është iluminues dhe progresiv ngase e sheh çështjen nga prizmi i të drejtave të njeriut dhe konstitucionalizmit, gjë që mungoi në qasje të disa palëve dhe individëve tjerë, me çka u treguan të varfëra.
KMSHZ

401 thoughts on ““Verdiktin e sovranit e pranojmë, por nuk jemi të kënaqur me rezultatin e referendumit në Zvicër”

Comments are closed.