“Unë u diplomova në universitet dhe nuk kisha dëgjuar asnjë profesor, të fliste për Andaluzinë dhe për arabët”

Spanjolli i arabizuar José Miguel studiues dhe profesor në shkencën e estetikës thotë: “U diplomova në Fakultetin e Historisë dhe tema e hulumtimit tim kishte të bënte me historinë dhe artin. Qysh prej asaj kohe nuk e dija se ekziston gjuha arabe edhe pse kisha lindur në Granada”.

E gjithë kjo tregon se ne jetonim në Spanjë dhe Andaluzi në një gjendje analfabetizmi dhe injorance tê madhe. Imagjinoni, unë vija nga një qytet arab tetë shekullorë, e megjithatë banorët e këtij qyteti nuk dinë asgjë për të shkuarën e tyre, sepse ishte fshirë gjithçka që kishte të bënte me të shkuarën.

Unë u diplomova në universitet dhe nuk kisha dëgjuar asnjë profesor të fliste për Andaluzinë dhe për arabët. Çdo gjë e zbulova vetë në momentin kur vizitova Al Hambran dhe pashë se të gjitha shkrimet aty ishin të gdhendura në një gjuhë tjetër. Çfarë gjuhe ishte kjo? U befasova! Kur përfundova shërbimin ushtarak u transferova në qytetin Melilas, atje fillova të mësoja gjuhën arabe dhe pas gjashtë muajsh zbulova se gjuha tê cilën po e mësoja ishte gjuha e civilizimit dhe një bazë e fortë e qytetit nga vija unë. Ishte prezenca që kishte vazhduar për tetë shekuj me radhë.

Historia e Analuzisë Islame

373 thoughts on ““Unë u diplomova në universitet dhe nuk kisha dëgjuar asnjë profesor, të fliste për Andaluzinë dhe për arabët”

Comments are closed.