“O biri im, sikur të ishte diçka tjetër pos Xhennetit, do ta kisha lënë ty, por Xhennetin jo!“ 

Nga ndodhitë e shumta të Sahabavë, të cilat më kanë mahnitur me përmbajtjen e tyre, sonte po veçoj atë të Abdullah ibn Hiramit radiallahu anhu. Abdullahu, si çdo Medinas tjetër ishte nga të parët që kishte pranuar Islamin, bashkë me familjen e tij.

Ishte i varfër, e megjithatë kujdesej mirë për gruan, 9 vajzat dhe djalin e vetëm Xhabirin (radiallahu anhu). Historia e bukur e Abdullahut fillon në momentin kur Muhammedi (alejhi selam), u detyrua të thir muslimanët të dalin për të luftuar në Uhud.

Në njërën ana dëshironte te shkonte babai, e në tjetrën anë djali. Sido që të shkonte puna, njëri nga ata duhej të qëndronte, për tu kujdesur për familjen. Arritën deri aty sa duhej të hedhnin short. Shorti i ra babait Abdullah ibn Hiramit. Djali i tij Xhabiri, nuk pajtohej derisa babai i tij i tha: “O biri im, sikur të ishte diçka tjetër pos Xhennetit, do ta kisha lënë ty, por Xhennetin jo“.

Iku bashkë me shumë luftëtarët të tjerë. Pasi përfundoi lufta shumë të vrarë kishte nga të dyja palët dhe në mesin e të vrarëve, ishte edhe Abdullah ibn Hirami, babai i Xhabirit.

Tregon biri i tij Xhabiri, shkova ta shoh, por muslimanët e tjerë nuk më lejuan, pasi jobesimtarët ia kishin gjymtur trupin. Kur pa këtë skenë Muhammedi (alejhi selam) u tha „Lëreni ta shoh babain“.

Kur e pashë në atë gjendje, fillova të qaj me të madhe, saqë i fshija lotët me mëngë. Profeti s.a.v.s. u afrua dhe më tha: “E qan apo nuk e qan, melekët vazhdojnë t’i bëjnë hije me krahët e tyre. Gëzohu o Xhabir!”.

“Po përse o dërguar i Allahut”- e pyeta.

Ai më tha: ”Nuk i ka folur kujt Zoti pa ndonjë pengesë, kurse babait tënd i ka folur direkt pa pengesë dhe i tha: “O robi Im, kërko prej Meje ç’të duash.”

“O Zot – i tha babai yt- kërkoj prej Teje që të më kthesh përsëri në jetë, të luftoj dhe të vritem përsëri në rrugën Tënde.”

Ndërsa Zoti i tha, “O biri i Ademit, e kam bërë zakon që të vdekurit të mos kthehen përsëri, prandaj kërko diçka tjetër“. Atëhërë babai yt kërkoi që kënaqësinë dhe përjetimin e tij, ta ndaj edhe me muslimanët tjerë, me ç rast All llahu shpalli dy ajete në suren Ali Imran (170 -171).

“Janë të gëzuar me atë që u dha All-llahu nga të mirat e Tij, dhe atyre që kanë mbetur ende pa iu bashkuar rradhëve të tyre, u marrin myzhde se për ta nuk ka as frikë dhe as që kanë pse të brengosen. Ata janë të gëzuar me begati e dhurata që ua dha All-llahu, e s’ka dyshim se All-llahu nuk ua humb shpërblimin besimtërëve.” (Ali Imran 170 -171).

/i.a./

461 thoughts on ““O biri im, sikur të ishte diçka tjetër pos Xhennetit, do ta kisha lënë ty, por Xhennetin jo!“ 

Comments are closed.