„Besa edhe haxhinjtë në moshë, nuk e respektojnë më zakonin e vjetër …“

Kur themi që koha ka ndryshuar nga që gjërat nuk janë si dikur, në fakt duam të themi se njerrëzit kanë ndryshuar dhe gjërat nuk janë si dikur

 Shkruan: Irfan Agushi

Mbaj mënd fshatin tim, të cilin nuk e përshkonin shumë vetura. Ishin karrocat e shumta që tërrhiqeshin nga kafshët, ato që bënin xhiro në rrugët e fshatit. Ato përveç se nuk bënin zhurmë, ishin shumë të mira për ambienitin në krahasim me veturat që përdorim sot. Por jo vetëm kjo, atë kohë nuk shihje dhe shum bërrlog anekënd vendbanimeve, pasi shum pak plastik prodhohej dhe ajo e bënte fshatin tonë një vendbanim të pastërt. Ashtu ishte dhe lumi Vardar, që ndante fshatin tonë në dy pjesë. Uji i pastërt, nga i cili pinin ujë bagëtitë, ndërsa bujqit e shfrytëzonin atë për të ujitur tokat e tyre. Diku në rrjedhë të lumit shihje dhe ndonjë peshkatar vendas ose të arrdhur nga qyteti. Knaqeshin me pejsazhin që krijonin valët e pakta të lumit Vardar. Zëri i fëmijëve që bënin plazh në këtë lum, ndëgjohej gjithandej gjatë muajëve më të nxehta të vitit.

Ishte dhe një kategori tjetër e njerrëzve që më ka lënë mbresa në kujtesën time. Burrat pleq, posedonin disa karakteristika që sot vështirë t`i gjejmë në mesin e kësaj kategori, njerrëzish. Veshja shqiptare ishte karekteristika e cila shfaqej në raste të shumta. Një plis i barrdh në kokë dhe ndonjëherë i mbështjellur dhe me një pëlhurë të barrdhë rreth e përqark. Pos këtyre ishin dhe mustaqet ato që dallonin një burrë nga një djalosh. Kur ndonjëri prej burrave me veshje kombëtare, kishte vendosur të shkonte që të vizitonte Qaben, në Mekken e bekuar, familja e tij organizonte një ndenjë bashkë me miqt dhe farefisin. Këtij takimi i paraprinte një rit, i cili ishte zakon i asaj kohe. Haxhiu i thyer në moshë, duhej të lëshonte mjekër, pasi ashtu e donte zakoni, ndërsa familjarët dhe miq për nder të nijetit të tij i dërgonin Bakllava ose Aligjin, dy ëmbëlsirat e kohës.

Kur të kthehej nga Mekka, pos të mirave që atje mund të korrje, si devotshmiria, durimi, dashuria ndaj njerrëzve pa dallim race dhe nacionaliteti si dhe morale të tjera, haxhiu kthehej me një pamje më burrërore, me një mjekër të barrdhë, e cila detyrimisht na bënte që ta respektonim, ngase ajo duhej të përçonte mesazhin e barrdhësinë së besimit që mbante brenda. Ndëgjonim me orë të tërra rrëfimet e tij, se si kishte kaluar në udhëtim, përjetimet dhe momentet gjatë gjith kësaj kohe.

Ah si iku dhe ajo kohë! Me keqarrdhje po them që sot gjëra nuk janë si dikur. Karrocat nuk i gjen gjëkundi, madje nuk ndërtuam as dhe një muze për ti rruajtur këto vlera të kohës. As lumi vardar nuk është si dikur, ka vite që aty nuk futet njeri për të bërë plazh. As pleqt me veshje kombëtare e me plis të barrdh nuk i sheh të bredhin rrugëve, besa edhe haxhinjtë në moshë, nuk e respektojnë më zakonin e vjetër të tyre. Ne vend të mjekrës së barrdh, të bie në sy lëkura e fytrës me vija të trasha, e cila tregon vitet e vështira mbi supet e tyre.

Foto: Vitii 1913 – Alber Kahn

 

680 thoughts on “„Besa edhe haxhinjtë në moshë, nuk e respektojnë më zakonin e vjetër …“

Comments are closed.