Mërgimtari nga Gjermania kthehet mbrapa, edhe pse posedonte rezultatet e testit

Keqësimi i stuatës me Covid 19, duket që nuk i ka ndal mërgimtarët që të niset drejt vendëlinjes së tyre. Por jo të gjith kanë fat dhe mundësi të hyjnë në kufijtë e shtetit amë pa patur probleme.

Mërgimtari nga Maqedonia e Veriut Basri Mejdiu, ëshë kthyer në kufirin e Maqedonisë edhe përkundër faktit që ai me vehte ka patur dhe rezultat e testit të bërë në Gjermani. I revoltuar nga reagimi i autoriteteve kufitare, ka shprehur mllefin e tij në rrjetet social.

“Nuk dua të ndëgjoj shtet Maqedoni! Kam udhëtu 2000 kilometra, me vehte kam testin që e kërkojnë dhe përsëri më kthyjnë mbrapa” – ka shkruar Mejdiu, i cili ka postuar dhe një foto ku shihet edhe kufiri, gjegjësisht hyrja për në Maqedoni, nga ana e Serbisë, shkruan IKRE.

Ndryshe, Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka hapur kufijtë, por në fuqi kanë mbetur masat e mëparshme për mbrojtje nga Covid 19. Kushdo që hyjnë në Maqedoni, duhet të ketë me vehte një test për Covid 19, jo më të vjetër se 72 orë dhe më pastaj të mbyllet dy javë në shtëpi. E megjithatë duket që organet kompetente nuk respektojnë këtëo masa, duke kthyer qytetarët edhe pse me vehte kanë rezultatet e testeve të bëra në vendet prej ku vin.

IKRE

482 thoughts on “Mërgimtari nga Gjermania kthehet mbrapa, edhe pse posedonte rezultatet e testit

Comments are closed.