Qeni, i cili nuk “duroi” të fyhej Muhammedi (alejhi selam)!

Një ndodhi thuajse të pabesueshme, e ka shënuar dietari i njohur Ibnul Haxher el – Askalani në veprën e tij „Ed-durerul Kamine“.
 
Bëhet fjalë për një ngjarje, e cila ka ndodhur në një mbrëmje mongolesh, kur disa të krishterë po festonin konvertimin e një anëtari të parisë mongole në Krishterizëm. Hulaki udhëheqësi mongol famëkeq i asaj kohe, meqë kishte gruan krishtere, mirëpriste të krishterët në pallatin e tij dhe shpesh herë organizonte festa si kjo, për të cilën po flasim. Gjatë kësaj gostie, njëri nga klerikët filloi të flsite keq për Muhammedin alejhi selam, pejgamberin e All llahut. Në afërsi ishte i lidhur një Qen gjuetie. Kur kleriku filloi të shajë, ofendoj dhe përbuzë Pejgamberin e All llahut, Qeni filloi të leh dhe iu vërsul klerikut, të cilin e kafshoi keq. Disa burra, pas një përpjekje të madhe arritën ta shpërtojnë.
 
Më pas njëri nga të pranishmit tha „kjo është për atë që ke folur keq për Muhammedin“. Ndërsa kleriku i krishterë ia ktheu „jo nuk është për atë, ky qen është i mirë dhe i butë, në momentin kur unë po flisja, e ngrija dorën dhe qeni është frikësuar se po i bie atij“.
 
Më pas kleriku vazhdoi aty ku e la, duke ofenduar dhe përbuzur Muhammedin alejhi selam, por kësaj rradhe qeni këputi lidhësen dhe e kafshon atë në qafë, ndërsa të pranishmit nuk arritën ta shpëtonin nga vdekja.
 
Publiku u mahnit nga ajo që pa dhe si rezultat pranuan Islamin mbi dyzetmijë mongolë, shënon El-Askalani.
 
i.agushi

510 thoughts on “Qeni, i cili nuk “duroi” të fyhej Muhammedi (alejhi selam)!

Comments are closed.