Ajeti i Kuranit, i cili zbriti brenda Qabes në favor të një jobesimtari!

Allahu i Madhëruar ka përmendur një ndodhi shumë prekëse, të një mekkasi i cili më pas pranoi Islamin. Në vitin kur muslimanët arritën ta çlironin Mekkën, të gëzuar për këtë fitore të madhe, deshën që menjëherë të vizitonin Qaben. Por kur arritën aty Dera e saj ishte e mbyllur.

Çelësin e mbante një njeri i njohur si Uthman Ibn Talha (Zoti qoftë i kënaqur me të), dhe nuk ishte musliman në atë kohë. Kështu që ai e mbylli derën e Qabes dhe shkoi të fshihej në çati.

Shumica e njerëzve pranonin islamin gjatë kohës që Profeti (paqja Zotit qoftë mbi të) hynte për në Mekë.
Ai kërkoi çelësin e Qabes dhe njerëzit i treguan se e ka Uthman Ibn Talha (Zoti qoftë i kënaqur me të), dhe e gjetën atë në majë të çatisë në Qabe. Aliu (Zoti qoftë i kënaqur me të) i tha atij: “O Uthman, na jep çelësin këtu është Muhamedi (paqja Zotit qoftë mbi të) duke kërkuar për çelësin” dhe ai u përgjigj: “O Muhamed, po të besoja unë se ti je pejgamber unë vetë do t’a hapja derën shumë kohë më parë” kjo do të thotë se, “Unë nuk besoj se ti je pejgamber, prandaj nuk do ta hap derën” dhe Aliu e rrëmbeu çelësin nga ky njeri me emrin Uthman Ibn Talha dhe e hapi derën e Qabes, dhe Profeti (paqja Zotit qoftë mbi të) u fut brënda dhe fali dy rekatë namaz.

Kështu që zbriti engjëlli Xhibril a.s me një ajet që u shpall brënda Qabes ku Allahu thotë: “Allahu ju urdhëron që tu jepni amanetin të zotëve të tyre..” (En-Nisa:58) Që do të thotë o i Dërguar, ktheje çelësin te Uthman ibn Talha (Zoti qoftë i kënaqur me të) kjo është ajo që ishte për qëllim. Kështu që Profeti menjëherë ia dha çelësin Aliut dhe i tha: “Shko te Uthman Ibn Talha dhe ktheja çelësin.” Dhe kërkoi falje për veten për mënyrën se si ia more çelësin.
Andaj Aliu (paqja Zotit qoftë mbi të) shkoi te Uthman Ibn Talha dhe i tha: “O Uthman, ky është çelësi dhe ne të kërkojmë të falur për mënyrën se si ta morëm” Uthmani ishte i mahnitur dhe i çuditur dhe i tha: “O Ali, ti më parë ma more në një menyrë të çuditshme çelësin, ndërsa tani po ma dorëzon i përulur ç’është kështu” Ai i tha: “Pasha Allahun o Uthman!…” Allahu ka shpallur një ajet në lidhje me ju në Kur’an, “Allahu e ka urdhëruar Muhamedin (paqja Zotit qoftë mbi të) t’ia kthejë amanetin atij që i përkiste” për këtë arsye çelësi të është kthyer prapë ty.

Menjëherë Uthmani (Zoti qoftë i kënaqur me të) tha: “Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut, dhe se Muhamedi është i Dërguari i Tij” dhe u bë musliman.

Deri në këtë moment të vitit 2020 në Arabinë Saudite çelësin e mbajnë pasardhësit e familjes së Uthman Ibn Talha. Ai u bë prej Sahabëve të njohur. Kjo është drejtësia e Islamit që nuk mund ta konkurojë askush.

/IKRE/

 

 

548 thoughts on “Ajeti i Kuranit, i cili zbriti brenda Qabes në favor të një jobesimtari!

Comments are closed.