Kush ishte personi i katër në rradhë, që pasoi Muhammedin (alejhi selam), i inspiruar nga një Prift i Krishterë!

Mësoni historinë mahnitëse të tregëtarit të ri, Talha ibn Ubejdullah nga Mekka. Tregon vetë Talha (radiAllahu anhu): Ishim në tregun e Busra-së (qytet në Siri) kur ja një prift i krishterë po thërret në mes të të njerëzve:
 
“O ju tregtarë, pyetni njerëzit e këtij sezoni tregtar se a ka në mesin e tyre ndonjë njeri nga Meka?”
 
Unë qëllova pranë tij, tregon Talha dhe nxitova duke i thënë: ”Po, unë jam prej banorëve të Mekës.”
Ai më pyeti: ”A është paraqitur në mesin tuaj Ahmedi? ”
 
”Kush është Ahmedi?! ” – e pyeta.
Ai tha: ”Ai është i biri i Abdullahut të ibnu Abd-ul Mutalibit… Ky është muaji i tij, në të cilin ai do të paraqitet… Ai është Pejgamberi i fundit … Ai do të e lëshojë tokën tuaj, Mekën dhe do të shpërngulet në një vend, një tokë me gurë të zi, me hurma dhe tokë kripore, nga e cila rrjedh ujë … ”
 
Fjalët e atij prifti lanë gjurmë të thellë në zemrën time, atëherë shkova me nxitim te deveja ime, e ngarkova atë, kurse mbrapa lashë karavanin dhe me ngut ia mësyva Mekës. Kur arrita në Mekë, pyeta familjen time:
”A pati ndonjë ndodhi prej se kemi lëshuar Mekën? ”
Më thanë: ”Po! Muhammedi, i biri i Abdullahut, është ngritur dhe pretendon se është profet e tashmë e ka mbështetur dhe pasuar atë Ibnu Ebi Kuhafe (kanë për qëllim Ebu Bekrin). ”
 
Mandej Talha r.a. tregon dhe thotë:
”E kam njohur Ebu Bekrin, ai ishte njeri i thjeshtë, i dashur dhe i butë … ” Pasi Talha takohet me Ebu Bekrin dhe më pas edhe me Profetin Muhammed (alejhi selam) ia tregon ndodhinë me Priftin e Krishterë në Basra, pranon Islamin dhe me këtë bëhet personi i 4 në Historinë e Islamit që ka përqafuar fenë.
 
Fragmente nga jeta e Sahabëve

568 thoughts on “Kush ishte personi i katër në rradhë, që pasoi Muhammedin (alejhi selam), i inspiruar nga një Prift i Krishterë!

Comments are closed.