RIJAD: Nga 1 janari, Arabia Saudite heq kufizimet

Arabia Saudite në fillim të vitit të ri do të heqë ndalesën e udhëtimit në lidhje me koronavirusin e ri (COVID-19), bëri të ditur të dielën agjencia e saj zyrtare e lajmeve, raporton Anadolu Agency (AA), përcjell IKRE.

Ministria e Brendshme njoftoi se që nga 1 jana ri i vitit 2021, të gjitha kufizimet në hyrje dhe daljet e qytetarëve do të hiqen dhe të gjitha mjetet e transportit nga toka, deti dhe ajri do të rihapen duke iu përmbajtur procedurave aktuale të parandalimit të COVID-19 , njoftoi Agjencia Saudite e Shtypit (SPA).

Për më tepër, disa njerëz duke përfshirë nëpunës civilë, biznesmenë, ata që kanë nevojë për trajtim mjekësor jashtë vendit dhe studentë do të përjashtohen nga kufizimet që nga 15 shtatori.

Qytetarët e shteteve të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit po ashtu do të lejohen të hyjnë dhe të dalin nga vendi nga 15 shtatori, ndërsa vendimi për të lejuar rifillimin e Umres, ose “pelegrinazhi i vogël”, do të vlerësohet veçmas në varësi të përhapjes së COVID-19.

Që kur u zbulua për herë të parë në Wuhan të Kinës në dhjetor, COVID-19 ka marrë jetën e më shumë se 922.000 personave në të gjithë botën.

392 thoughts on “RIJAD: Nga 1 janari, Arabia Saudite heq kufizimet

Comments are closed.