“Zoti e don Filanin, prandaj duajeni edhe ju”

Ndër emrat e bukur të Zotit është dhe emri El – Vedud ( I dashur). Thotë Muhammedi s.a.v.s. : „Kur Zoti e don dikënd, e thëret Xhibrilin dhe i thotë: Unë e dua Filanin prandaj duaje edhe ti, e pastaj atë e don dhe Xhibrili. Mandej Xhibrili a.s. thëret banoret e qiellit (duke ju thënë) Zoti e don Filanin, prandaj duajeni edhe ju. Dhe e duan banorët e qiellit. Mandej kjo dashuri për këtë person u jepet dhe banorëve të Tokës.“

Për të arritur këtu duhet të përvehtësojmë disa cilësi tjera me aq sa mundësi të kemi. Të shikojmë disa cilësi të Zotit, që na përcillen përmes emrave të bukur. Zoti është Falës, Mëshirues, Ai është i Drejtë, është Paqëdashës, i Butë e Bujar.

Nëse do mundohesh të përmirësosh vehten në këto pika, duke u munduar të falësh, të mëshirosh, të jesh i drejtë, paqëdashës, i butë e bujar, ndoshta një ditë Zoti do i drejtohet Xhibrilit a.s. me fjalët që i lexuat në Hadithin e Muhammedit s.a.v.s.

IKRE

460 thoughts on ““Zoti e don Filanin, prandaj duajeni edhe ju”

Comments are closed.