Gjaku i fëmijës është i kuq, si në Damask ashtu edhe në Kiev!
Në fillim ishte Jerusalemi, më vonë Basra e Bagdadi, pastaj Tripoli e Bengazi, vazhdon ende të nxjer tym Damasku me Alepon, ndërsa tani po digjet Kievi e ndoshta edhe Sevastopoli!
Kur jemi tek lufta në Ukrainë, që në fillim duhet ti kemi të qarta nja dy gjëra. Agresori dhe kapadehiu në këtë mes, pas asnjë pikë dyshimi është Putini me gardën e tij, ndërsa Ukraina është viktima e një regjimi të çoroditur dhe pjesërisht viktimë e politikës europiane. Europa si në shumë raste të mëparshme, u tregua e dobët dhe e ngadaltë. Ajo ndihet në faj me Ukrainën dhe duket shumë e frikësuar, prandaj po tregohet kaq solidare dhe e gatshme për ta ndihmuar atë me çdo gjë të mundëshme. Megjithatë tragjedia që po ndodh në Ukrainë, ka shpalosur edhe njëherë politikat me standarde të dyfishta të Perëndimit, sa i përket qasjes së tyre ndaj konflikteve në mbarë botën.
Lufta është e keqe! Kur ajo ndodh, viktimat e pafajshme janë të parët që bien. Viktimat e vërteta nuk janë presidentët, politikanët dhe as pasanikët, por janë njerëzit e thjeshtë dhe të varfër. Lufta sjell humbje, tmer dhe shkatërim. Por bota nuk po mëson nga e kaluara. Disa president, që sot derdhin lotë krokodili për Kievin, në Basra e Alepo, nuk lanë arsenal pa provuar. Epo Apelo ishte larg, dhe tymi i bombave që hedhnin atje nuk mund të mbërinte në shtëpitë tona. Kievi është afër, madje shumë më afër se sa është menduar më parë.
Nuk e di e a ju kujtohen bombat hakmarëse të Macronit të hedhura në Siri, pas sulmeve terroriste në Parisin e vitin 2015. Në shpinë të bombave shkruhej „with love from Paris“! Nuk e di sa terroristë vranë ato bomba, por di që u shkatëruan qytete e vendbanime të tëra. Ju kujtohet edhe bomba amerikane, që gabimisht kishite vrarë rreth 200 nxënës dhe profesorë në një shkollë të mesme diku në Avganistan. Po Toni Bler, një kryeministër me karizëm, ju kujtohet kur thoshte që Sadam Huseini posedon armë bërthamore dhe në emër të kësaj gënjeshtre u sulmua një shtet dhe u vranë mbi 1.5 milion njerëz. Nuk e di nëse ju kujtohet Ramazani i vitit të kaluar, kur ushtria hebreje bombardoi vendbanimet palestineze dhe vrau mbi 200 persona. Këto që thamë më lartë, janë disa trilere të historisë në dy dekadat e shkruara. Atë kohë në europë flitej vetëm për një gjë: „Bombat e Sadamit, regjimi i Gadafit dhe DAESH-i!“ Lotët e nënave, trishtimi i fëmijëve, mërzia e jetimit, nuk ishin tema parësore në mediat perëndimore. Ndonjë storje e rallë zinte vend ndonjëherë në ndonjë qoshe të gazetës. Ndërsa sot kur tymi i erës së bombave të Putinit, mund të nuhatet edhe në Europe, gjërat kanë ndryshuar.
Nuk e di për ju, por unë nuk mbaj mend të ishte pezulluar ndonjëherë shteti i Izraelit nga ndonjë ndeshje sportive, për shkak të bombave që kohë pas kohe i hidhte në Gaza. As Rusia nuk u pezullua, madje as atëherë kur bombardonte me bomba fosfori fshatëra të tërë me civilë, në rrethinën e Alepos dhe Damaskut. Gjaku i fëmijës është i kuq, si në Damask ashtu edhe në Kiev, por në Damask e lanë të rrjedh rrëke, atje nuk u bë sa duhej, lus Zotin që të ndalet në Keiv.
Sot Rusia është lënë vetëm në një anë, po thuajse nga e gjith bota dhe ashtu duhet të jetë. Ashtu duhej të ishte edhe në Siri, Putini dhe Asadi të liheshin vetëm në një anë dhe tu pamundësohej vrasja e qindra mijëra njerëzve, por kjo e fundit nuk ndodhi. Historia do përsëritet dhe ne do paguajmë dyfish nëse nuk mësojmë nga ajo.
Po, se për pak më doli nga mëndja. Çeçenia dhe luftëtarët e presidentit Ramzan Kadyrov! Përkrahja e Rusisë nga Çeçenia në rastin me Ukrainën është e gabuar. Por nuk mund të ishte ndryshe, kur kemi parasyshë faktin që Kadyrov jeton si mbret në Çeçeni falë raporteve të mira me presidentin Putin, ky nder duhej kthyer në ndonjë mënyrë, por më vin keq që në këtë mes keqpërdoret Islami.
i.a.
Pingback:Link Shortener Amazon
Pingback:3analyse
Pingback:3left-hand
Pingback:Anonymous
Pingback:uk dissertation writing
Pingback:dissertation help for phd candidates
Pingback:best dissertation writing service
Pingback:best dissertation writing service
Pingback:phd dissertation example
Pingback:help with writing dissertation proposal
Pingback:dissertation
Pingback:essay writing services 2019
Pingback:writing dissertation and grant proposals
Pingback:dissertation cover page
Pingback:dissertation help in delhi
Pingback:writing papers
Pingback:dissertation service
Pingback:inferno online casino
Pingback:bonus online casino
Pingback:parx online casino
Pingback:riversweeps online casino download
Pingback:gambling online casino
Pingback:empire city casino online
Pingback:riversweeps 777 online casino
Pingback:golden nugget online casino nj
Pingback:jack online casino
Pingback:gun lake online casino
Pingback:miami casino online
Pingback:online casino with free bonus without deposit
Pingback:ti casino online
Pingback:online casino spielen
Pingback:online casino instant withdrawal
Pingback:best online casino bonus usa
Pingback:real money online casino no deposit bonus codes
Pingback:online casino code
Pingback:free online vpn
Pingback:avast vpn buy
Pingback:avast secure line vpn reviews
Pingback:free vpn server list
Pingback:best vpn proxy betternet
Pingback:turbo vpn for pc
Pingback:hideme vpn
Pingback:free vpn for firestick