“Të punosh në një vend me burra, mund të jetë e rrezikshme për shëndetin …“ Universiteti Bloomington (USA)

Ka të bëj me Fenë Islame dhe logjikën e njeriut për ti kuptuar drejt ato që Islami na mëson. Në raste më të shumta çdo Ligj, Regull, Obligim dhe ndalese, e ka dhe një shpjegimin logjik. Ja për shembull, Islami ndaloi alkoholin për besimtarët dhe është shumë e qartë arsyeja e ndalesës. Pra, këtu vjen në shprehje logjika e njeriut. 

Por ka dhe regulla të cilat nuk janë aspak të logjikshme, e megjithatë janë obligative për muslimanët.

Të kthehemi tek Aliu r.a. Mësohet që në një rast, Aliu r.a. kishte folur për Mestet (një palë corape prej lekure, të cilat i lehtësojnë një besimtari ritualin e abdesin). Në këtë drejtim kishte bërë të ditur, që sikur gjithçka që ekziston në fe, të ishte e kapshme për logjikën e njerëzve, atëherë Mestet ( çorapet prej lekure ) do i fshinim posht këbmës e jo sipër. Pasi logjika na thotë se këmba mer pluhur dhe papastëri duke shkelur në vende të ndryshme. Por jo, ne fshimë këtë lloj çorape përmbi, duke vepruar kështu në pajtueshmëri me atë që ka vepruar dhe vet profeti Muhammed s.a.v.s.

Tani po kthehemi atje ku dëshiroj dhe të dal. Në një gazetë ditore në Zvicër, më bëri përshtypje një artikull, në të cilin thuhej „Mit Männer zu arbeiten, soll ungesund sein“ (Të punosh bashkë me burra, është e dëmshme për shëndetin).

Islami na mëson se femrat dhe meshkujt duhet të të studjojnë dhe mandje mundësishte, edhe të punojnë ndaras. Nuk do flas më tepër për atë se çfarë Islami na mëson, por po ua sjell një pjesë të këtij Raporti të Universitetit Bloomington nga Indiana (USA), të cilin e kanë përcjellë edhe mediat zvicrane.

Posht po ua sjell një pjesë të artikullit, i cili do e arsyetoj titullin:

„Gratë që punojnë në një fushë të dominuar nga meshkujt, shpesh kanë probleme shëndetësore“ – raportojnë Hulumtuesit nga Universiteti Bloomington Indiana, në takimin vjetor të Shoqatës Amerikane të Sociologëve.

Mes tjerash thuhet se nga stresi, pasojat mund të jenë shumë të mëdha duke ndikuar në shëndetin e grave, si në çregullimin e gjumit, depresion dhe të ndikoj në mbipeshën e po të njejtave.

Ajo që dua të them është kjo: Atë që ua ka lejuar, bërë hallal mereni dhe atë që Zoti ua ka ndaluar, bërë haram lereni. Ja dhe një risi e hershme. Risi për botën perëndimore dhe e vjetër, apo e hershme për atë Islame. /IKRE/

 

437 thoughts on ““Të punosh në një vend me burra, mund të jetë e rrezikshme për shëndetin …“ Universiteti Bloomington (USA)

Comments are closed.