“Në netët e bekuara, lenim një dritë ndezur”

Kur isha i vogël, pata dëgjuar që në një natë të madhe me vlerë të veçantë, siç është Nata e Kadrit, muslimanët duhet të lenin ndezur ndonjë dritë, pasi atë natë, në Tokë zbrisnin melekët dhe ato kërkonin ndonjë konak, por ato shkonin vetëm aty ku kishte dritë. Atë kohë, një shtëpi mund të kishte shumë pak drita, ndoshta 5 ose 6 dhe i zoti i shtëpisë kujdesej që ato të ndizeshin në kohën kur mbërinte terri, jo më herët dhe i shuante pasi të ken fletur të gjith. Por në një Natë të madhe, zotëria i shtëpisë e linte një dritë ndezur

Shkruan: Irfan Agushi

Dilja natën në obor dhe shikoja që edhe fqinjët kishin lënë një dritë të ndezur. Besonin që shpikja e Nikola Teslës, do ua mundësonte mirësinë e të paturit musafir një melek të All-llahut të madhëruar. Ishin ato vitet e hershme kur kishim shumë pak njohuri mbi Islamin, por respektonim me fanatizëm gjithçka që njihej si Islame. Puna e Melekëve që zbresin në Tokë më bënte kureshtar, dilja shumë herë jashta shtëpisë brenda natës, shikoja qiellin se mos po shoh ndonjë Melek i cili ishte nisur drejt shtëpisë sonë apo tek fqinjët, por nuk ndodhte një gjë e atillë. Më vonë dikur ndëgjova për ndodhinë e Israsë dhe Miraxhit. Ishte një ndodhi e mahnitshme, e cila është e mbushur përplotë me urtësi, e cila ka lënë mbresa të jashtëzakonshme tek unë. Mësova se në atë Natë, Zoti i dha një dhuratë të madhe Muhammedit alejhi selam dhe Ummetit të tij, ishte ky Namazi, ishte kjo drita të cilën Melekët e All llahut në një Natë të veçantë si ajo e Kadrit, por edhe netëve tjera, do e vërejnë prej shumë larg.

Dhe që nga ajo ditë, jam munduar që të kursejë dritën e Nikola Tesllës, e atë ta zëvendësoj me atë të Israsë dhe Miraxhit (namazin) dhe kur kjo e fundit është e ndezur ashtu siç duhet, nuk ka diç më të embël me të cilën mund ta krahasoj.

Meqë jemi tek ndodhia e madhe e Israsë dhe Miraxhit, po ju lë të kënaqeni me ajetet në cilët All llahu i madhëruar e përshkruan udhëtimin e kësaj nate:

“Dhe ai (Xhibrili) ishte në horizontin e lartë (nga lindja).

„Pastaj u lëshua dhe iu afrua“.

„E ishte afër sa dy harqe (dy kutë) apo edhe më afër“.

„Dhe i shpalli robit të Tij atë që ia shpalli“.

„Zemra nuk mohoi atë që pa (me sy)“.

„A po i bëni polemikë atij për atë që ka parë?“

„Atë (Xhibrilin) e ka parë edhe herën tjetër“.

„(E ka parë) tek Sidretul Munteha“.

„Që pranë saj është xhennetul Me’va (kopsht strehimi i…)“

„Atëherë kur Sidrën e mbuloi çka e mbuloi.“

„Shikimi (i Muhamedit) as nuk lakoi e as nuk tejkaloi“.

„Ai (Muhamedi) vërtet, pa disa nga shenjat më të mëdha të Zotit të vet”. (Nexhm, 7-18)

 

526 thoughts on ““Në netët e bekuara, lenim një dritë ndezur”

Comments are closed.