DYQANXHIU DHE PARATË E RREME!

Në një  mëhallë të qytetit jetonte një dyqanxhi shumë i ndershem dhe i devotshem. Një i vobegt me para të rreme false, shkoi të blinte buke. Dyqanxhiu, si njohës i mirë i parave të vërteta nga të rremët që ishte, nuk i tha gjë, pos se ia mundesoi të merrte bukën që dëshironte. Paratë e rreme i futi në një kuti të veçantë, ndërkaq blerësit ia ktheu kusurin nga paratë e vërteta.

Kjo vazhdoi kështu edhe me disa fukarenj të tjerë.

Një ditë gruaja i tha: o burrë, do të falimentojmë kështu si ke nisur ti me këto paratë e rreme. Burri e qetësoi dhe e luti të bënte sabër se gjithçka do të bëhej mire.

Një ditë prej ditësh dyqanxhiu ra në shtratin e vdekjes. E gjithë familja i rrinin mbi kokë. Pas një kohe ky i tha të bijës t‘ia sillte atë kutinë me para të rreme. Kur i solli, ky i mori ato para në dorë, i ngriti duartë drejt qiellit dhe iu drejtua All-llahut me kete lutje:

„O ALL-LLAH, ASHTU SI NUK I KAM KTHYER ME DUAR BOSH ATA QË MË ERDHËN ME PARA TË RREME, EDHE TI MOS MË KTHE MUA BOSH QË PO VIJ TE TI ME DISA PUNË QË MUND TË KENË QENË TË RREME!“

Nga turqishtja:
R. Neziri

372 thoughts on “DYQANXHIU DHE PARATË E RREME!

Comments are closed.