Cila është Lutja e cila ia largon besimtarit, çdo vështirësi e hall!

Është një fjali e vogël në Kuran, e përbërë prej disa fjalëve, të cilën nëse besimtari ia bashkangjet lutjes së vet kur është në hall, Zoti do ia pranoj lutjen dhe do ia ndryshoj gjendjen sado e rrëndë të jetë ajo.

Për çfarë bëhet fjalë, do e mësoni nga ndodhia në vazhdim.

Në një nga ditët me plotë aktivitet, mirësi dhe mëshirë, Profeti Muhammed (alejhi selam), doli në xhami dhe u takua me njerëzit e tij. Siç e kishte zakon, në çdo rast ai i këshillonte besimtarët me fjalët e Zotit dhe hadithin e tij. Madje me këshillat e tij, vazhdojmë të mbajmë gjallë shpirtin tonë edhe sot e kësaj dite, plotë 14 shekuj pas vdekjes së tij.

Atë ditë filloi tju tregoj të pranishmëve për një Lutje shumë të veçantë, të cilët nëse e bën besimtari, All-llahu do ia pranoj atë për çfarë lutet dhe me atë do kaloj çdo brengë e vështirësi në të cilën gjendet.

Në momentin kur po ua thoshte se cila është Lutja, para Profetit u paraqit një Beduin i cili kërkoi zgjidhjen e një problemi të tij. Duke u marrë me beduinin dhe problemin e tij, kaloi koha e Muhammedi alejhi selam nuk ua tha dot se cila ishte kjo Lutje shumë domethënëse.

Kaloi një kohë dhe të pranishmëve iu kujtua ajo çfarë donte tju thoshte Profeti Muhammed alejhi selam. Por, tanimë ishte shumë vonë, pasi Muhammedi alejhi selam kishte ndëruar jetë. Të pranishmit filluan ta qortonin vehten, pasi ndiheshin në faj që nuk arritën të mernin këtë thesar nga goja e Profetit alejhi selam.

Derisa diskutonin mbi këtë temë afrohet një Sahabi, i quajtur Sead, (Zoti qoft i kënaqur me atë) dhe u drejtohet njerëzve, duke i qetësuar ato, pasi atë ditë ai i kishte shkuar mbrapa Profetit Muhammed alejhi selam dhe e kishte pyetur për Lutjen të cilën nëse e thotë besimtari kur është në vështirësi All-llahu do i gjej zgjidhje.

Në këtë rast transmentohet që Profeti Muhammed alejhi selam ka thënë: “La ilaha Il-la Ente, Subhaneke Inni kuntu mine dhalimin. (Nuk ka Zot pos Teje. Ti je i pastër, nuk ke të meta. Unë i bëra padrejtësi vetes!” (Enbija, 87)

Kjo është Lutja e Junusit a.s. i cili e bërë këtë në momentin kur gjendej në barkun e Balenës, në Erësirën e Natës dhe atë të Detit të thellë, pasi ishe penduar për gabimin që kishte bërë, e All-llahu e ndëgjoi Lutjen e tij dhe e nxori atë nga goja e Balënës dhe Detit të thelllë.

Dijetarët thonë: ”Çfarëdo personi fatkeq të kërkojë Allahut të Lartësuar, me këto fjalë, Allahu i Madhërishëm ia hoqi shqetësimet dhe fatkeqësitë.”

Irfan Agushi

502 thoughts on “Cila është Lutja e cila ia largon besimtarit, çdo vështirësi e hall!

Comments are closed.