SubhanAllah, e dini se në varrimin e cilit sahabi, morën pjesë 70 mijë melek!

Ishte shumë i ri në moshë, kur ia dha besën Muhammedit s.a.v.s. që do ta mbronte dhe strehonte, në qytetin e tij në Medine. Jetoi vetëm 7 vite në Islam. Por veprat e tij ishin aq të mëdha në peshorën e Allahut të Madhëruar, saqë me vdekjen e tij u trazua Arshi i Allahut xh.sh. Ishte nga ata njerëz i cili nuk hezitonte për të kontriuar në rrugën e All-llahut. Vdiq disa ditë pas Luftës së Hendekut, ishte plagosur në krah dhe gjakderdhja nuk i ndalej, derisa shpirtin e tij fisnik ia dorëzoi Krijuesit të tij.

Në këtë ngjarje profeti Muhammed s.a.v.s tha: „Vdiq Sa´adi, për vdekjen e të cilit është dridhur Arshi i Allahut. Kanë arrdhur 70 mijë melekë që të falin Namazin e xhenazes së Sa´adit“. 

Çfarë vepra dhe pune bëri Sa´adi për të merituar këtë nder, ndoshta do ta mësojmë në ditën e Kijametit. Veprat e mëdha nuk maten me kohë, shifra ose kilogram, ato maten me sinqeritet, devotshmëri dhe gadishmërinë për të dhënë gjithçka për gjallërimin e një kauze.

IKRE

397 thoughts on “SubhanAllah, e dini se në varrimin e cilit sahabi, morën pjesë 70 mijë melek!

Comments are closed.