Namaz në sheshin “Skënderbe”, në formë revolte ndaj institucioneve gjegjëse
PRISHTINË: Rreth 70 besimtarë të besimit Islam në mënyrë të vetë-organizuar dhe duke respektuar rekomandimet e autoriteteve shëndetësore për parandalimin e përhapjes së koronavirusit të ri (COVID-19), kanë falur namaz në sheshin “Skënderbeu”, raporton Anadolu Agency (AA).
Me maska dhe doreza të vendosura, në distancë dhe me sexhade personale, ata kanë falur namazin e ikindisë në prani të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, pa ndonjë ndërhyrje dhe pa u penguar.
Njëri nga organizatorët e këtij tubimi për namaz njoftoi pjesëmarrësit se “ky organizim nuk duhet në asnjë formë të kuptohet se është kundër këtij apo atij institucioni, por vetëm si kërkesë ndaj organeve përgjegjëse që të mundësohet hapja e xhamive dhe falja e namazit në një formë të ngjashme sikur kjo”.
Thirrja u bë përmes rrjeteve sociale, ku u theksua se ky veprim organizohet “në shenjë pakënaqësie për mos hapjen e dyerve të xhamive edhe pas fillimit të zbatimit të fazës së dytë të masave lehtësuese nga Qeveria ndaj COVID-19”.
Para këtij organizimi, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), në një konferencë së bashku me drejtorin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), Naser Ramadani, drejtuar besimtarëve myslimanë tha se “ende nuk janë krijuar kushtet për hapjen e xhamive”.
“Nuk janë krijuar kushtet për hapjen e xhamive në Kosovë. Kështu janë mendimet e ekspertëve të kësaj fushe. Unë nuk e njoh këtë sëmundje, por këta kolegët këtu që kanë punuar natë e ditë për ne do të japin mendimin e tyre për këtë. Ne do të shohim për mundësinë e parë për t’i hapur shtëpitë e Zotit”, tha Tërnava.
Nga dita e djeshme, me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë janë rihapur në gjithë Kosovën floktarët dhe sallonet e ondulimit, stomatologët dhe fizioterapeutët, tregtarët me pakicë dhe tregu i gjelbër, gastronomia (varianti “merr me vete”), transporti hekurudhor, transporti urban dhe ndër-urban me leje të veçanta, qendrat e thirrjeve telefonike me lista të stafit esencial, si dhe hapja e galerive dhe muzeve.
Në Kosovë deri më tani numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 988, nga të cilët 29 kanë vdekur dhe 754 janë shëruar.
Pingback:Reba Fleurantin
Pingback:Chirurgie Tunisie
Pingback:Chirurgie esthétique Tunisie
Pingback:National Chi Nan University
Pingback:الجامعات الخاصة فى مصر
Pingback:Get in Touch with Faculty of economics
Pingback:Digital collections
Pingback:وظائف خريجي ماجستير إدارة الأعمال في مصر
Pingback:MBA
Pingback:Faculty of political science Contact
Pingback:What is economics and Political Science
Pingback:Medical Campaigns for pharmacy students at future university
Pingback:Spectrophotometer
Pingback:علم السموم والكيمياء الحيوية
Pingback:Future Medical Research Excellence Center
Pingback:Biochemistry
Pingback:What Faculty is pharmacology under
Pingback:دكتور اسنان التجمع الخامس
Pingback:علم الاسنان
Pingback:Dental care services
Pingback:the development of education to create an educational
Pingback:الخطة الأكاديمية
Pingback:fue contact
Pingback:لوائح كلية الاقتصاد والعلوم السياسية
Pingback:High caliber academicians
Pingback:دورات تدريبية في طب الأسنان
Pingback:Bachelor's Degree
Pingback:Advanced Dental Training
Pingback:الهندسة الكهربائية
Pingback:Prof. Ebada Sarhan