Kërçovë: Janë mbyllur 8 xhami, pasi një imam rezultoi i infektuar me Virusin Corona

Edhe pse numri i të infektuarve është i vogël, friga për ritjen e numrit të personave të infektuar është evidente. “Nuk kemi repart të Infektologjisë, nuk kemi infektolog aktiv dhe e kemi patjetër të gjendemi në këtë situatë. Të gjitha resurset i kemi në disponim. Për momentin nuk kemi raste të dyshimta në spitalin tonë megjithatë kemi vende të veçanta për izolim dhe vende të veçanta ku i testojmë pacientët”, tha Stanko Trpeski, drejtor i spitalit të Kërçovës, raporton TV21, përcjell IKRE.

Covid- 19 në Kërçovë  ka prekur edhe imamin e një xhamie të qytetit, kjo situatë ka bërë që Myftinia e Kërçovës të mbyllë 8 xhami të cilat ndodhen në qytetin e Kërçovës.

Numri i të infektuarve me Covid-19 ka filluar të rritet edhe në Kërçovë. Sipas statistikave të Ministrisë së Shëndetësisë  deri më sot ka 30 të infektuar. Ata që janë në gjendje të rëndë  kurohen nëpër klinikat e Shkupit dhe Manastirit.

IKRE

247 thoughts on “Kërçovë: Janë mbyllur 8 xhami, pasi një imam rezultoi i infektuar me Virusin Corona

Comments are closed.