Ki kujdes dhe ruaju nga katër v-ja:

Të mëdhenjtë e Islamit kanë thënë:

Ki kujdes dhe ruaju nga katër v-ja:

1. nga v-ja e betimit
2. nga v-ja e valiut
3. nga v-ja e vasiut, dhe
4. nga v-ja e vakufit

Sqarim:

1. V-ja e betimit është shkronja „ve“ përpara emrit të All-llahut kur betohemi: Vall-llahi! (Pasha All-llahun, Për Zotin!). Pra, ki kujdes që të mos betohesh kot, e aq më keq rrejshëm!

2. V-ja e valiut është shkronja e parë e valiut, e guvernatorit. Pra, mos u bëj vali apo qeveritar, administrator, udhëheqës i papërgjegjshëm, i cili e harron apo e injoron Zotin!

3. V-ja e vasiut, është shkronja e parë e vasiut, pra e kujdestarit, e tutorit të një jetimi. Ki kujdes, pra, mos u bëj kujdestar që e shkel hakun e jetimit!

4. V-ja e vakufit, e vakëfit, pra, e pronës publike. Ki kujdes se si sillesh me pronën, me pasurinë dhe me atë që u takon të gjithëve njësoj dhe të cilën ti e ke në dorë si amanet!

Osman Nuri Topbash

Nga turqishtja:
R. Neziri

384 thoughts on “Ki kujdes dhe ruaju nga katër v-ja:

Comments are closed.