Sekreti i Fatimes, vajzës së Muhammedit s.a.v.s.

Në çastet e fundit të jetës, Muhammedit s.a.v.s e thëret Fatimen dhe i tregon një sekret i cili do të zbulohet vetëm pas vdekses së tij. Tek sa të gjith ishin të shqetësuar për gjendjen e profetit s.a.v.s. ai e thëret vajzën e tij, Fatimen

Me tu afruar, profeti s.a.v.s. i përshpëriti diçka në vesh dhe ajo filloi të qajë dhe u largua. Më pastaj i tha të afrohej përsëri dhe i përshpëriti diçka tjetër në vesh dhe ajo buzëqeshi. Pas disa minutash Aishja e pyti: „Çfarë të tha i dërguari i All-llahut? Fatimja iu përgjigj: „Është sekret mes meje dhe babait tim“.

Pas një kohë, pasiqë Muhammedi s.a.v.s. kishte vdekur, Aishja e pyeti përsëri Fatimen se çfarë i kishte thënë i dërguari i Zotit atë natë. Fatimja i tha: „Herën e parë më tregoi se do të vdiste atë natë, prandaj qava. Në të dytën herë më tha se unë isha familjari i parë që do bashkohem me atë, prandaj dhe qesha“.

Fatimja ka lindur në vitin 607, vetëm pak kohë para shpalljes së Kuranit, ndërsa ndërroi jetë në muajin Ramazan të vitit 633, në moshën 26 vjeçare, afërsisht 6 muaj pasi ndërroi jetë Profetit s.a.v.s. Zoti e gradoft me të mira.

/i.a./

388 thoughts on “Sekreti i Fatimes, vajzës së Muhammedit s.a.v.s.

Comments are closed.