“ska dert, unë do e vonoj darkën deri sa fëmijët ti zen gjumi”

E kujtoni rastin e një burri të varfër, i cili shkoi tek Muhammedi s.a.v.s. dhe i tha se nuk kishte ngrënë asgjë më shumë se tre ditë.

U çua Profeti a.s. dhe iu drejtua të pranishmëve duke pyetur se kush e mirëpret këtë musafir. U ngritën tre bura, secili më i varfër se tjetri. Njëri prej tyre e mori në shtepi. Pasi hynë brenda, ai shkoi tek gruaja dhe e pyeti nëse kishin ushqim. Ajo i tha se kishin vetëm për fëmijët. Por gruaja e mençur i tha burrit të saj: “ska dert, unë do e vonoj darkën deri sa fëmijët ti zen gjumi” dhe ashtu ndodhi. Tani kishin dhe një dert tjetër. Ai ushqim që mjaftonte për fëmijët e tyre, nuk mjaftonte për tre të rritur. Andaj gruaja i tha burrit të saj: ”para se të fillojmë me ushqimin, do e zvogëlojmë dritën brenda shtëpisë”. Ata fikën disa kandila, i ofruan ushqim musafirit e për vete morën nga një pjatë të zbrazët dhe bënin sikur po hanin. SubhanAllah ky është nënshtrimi i vërtetë ndaj fjalës “Nuk ka zot tjetët pos All-llahut”. Shembullin e kësaj familje Zoti e shënoi në Librin e Tij, që të mbetet argument i bindjes në Zot dhe humnaizmit për gjeneratat që do vin. Ky burrë dhe kjo grua nuk vdiqën nga skamja, por vdiqën nga shkaku që Zoti u kishte caktua për më vonë.

IKRE & /i.a./

361 thoughts on ““ska dert, unë do e vonoj darkën deri sa fëmijët ti zen gjumi”

Comments are closed.