Turqia me një “ilaç” të ri kundër Covid 19

Kolonja kundër koronavirusit. Ideja nuk ka ardhur nga Gjermania, që është një nga prodhuesit më të mëdhenj, por nga Turqia, ku ky parfum është pjesë integrale e kulturës kombëtare.

Rrjeti televiziv Euronews raporton se prej disa javësh kërkesa për kolonjë në Turqi është rritur ndjeshëm. Studimet thonë që elementi etanol që përmban Kolonja arrin të shkatërrojë viruse.

“Që nga fillimi i pandemisë, njerëzit e kanë shtuar ndjeshëm masën e përdorimit të kolonjës, mbi të gjitha në Turqi, pasi ka një efekt dezinfektues. Kjo kërkesë e rritur për kolonjë ka ndodhur për arsye se kolonja përmban mbi 60% etanol, element kimik që arrin të vrasë edhe viruset, krahas baktereve dhe mikro-organizmave të tjerë” – raporton Euronews, përcjell IKRE.

Kërkesa në nivel global është shtuar, në kontrast me tendencën e viteve të fundit, kryesisht nga banorët e qyteteve, të cilët ja kishin ulur rëndësinë ujit të kolonjës