Edhe një thirës në rrugën e All-llahut, kaloi në Ahiret

Sot pak minuta para Iftarit, Hoxha më i vjetër i Bojanës nga rrethina e Shkupit, i njohur në xhemat me emrin Mulla Dina, ndryshe Salahudin ef. Mustafa, ia dorëzoi shpirtin Allahut xh.sh.  

“Ishte njeri i jashtëzakonshëm, besnik i Kuranit dhe i Sunnetit, prej të cilit kemi mësuar të gjithë që kemi qenë pranë tij. Allahu e mëshiroftë dhe Xhenetin ia mundësoftë Salahudinit të paharrueshëm. E tërë Bashkësia Fetare Islame do ta kujtojë me mall hoxhën e madh të Bojanës” – ka shkruar Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Sulejman ef. Rexhepi.

Varrim i Hoxhë Dinës, pritet të realizohet nesër.

Allahu e mëshiroft dhe xhennetin ja mundësoft!

525 thoughts on “Edhe një thirës në rrugën e All-llahut, kaloi në Ahiret

Comments are closed.