A takohemi në Ahiret me bashkëshortin, fëmijët, babain dhe nënën?

Xheneti është shtëpia që të gjithë e synojmë dhe për të përpiqemi, Allahu na ndihmoftë që ta fitojmë mëshirën e Tij për të hyrë në ato shtëpi, në të cilat mirësitë nuk përfundojnë. Në ato shtëpi ka gjëra që veshi nuk i ka dëgjuar, syri nuk i ka parë dhe as zemra nuk ka mundur t’i paramendojë. Në atë vendbanim të përhershëm një nga mirësitë më të mëdha do të jetë edhe takimi i anëtarëve të familjes mes vete, të cilën Allahu do t’ua mundësojë vetëm besimtarëve. Argumentet për këtë janë këto ajete:

“E, ata që kanë besuar ndërsa pasardhësit e tyre i ndjekin me iman, do t’ua bashkojmë pasardhësit e tyre dhe nuk do t’ua pakësojmë asgjë nga veprat e tyre” (Tur 21).

“Xheneti i Adnit, në të cilin do të hyjnë ata, dhe prindërit e tyre, dhe gratë e tyre, dhe pasardhësit e tyre – ata që kanë qenë të mirë (që kanë besuar), e melaqet do të hyjnë tek ata nga çdo derë: (e do t’u thonë): ‘Shpëtimi qoftë mbi ju, meqë keni duruar, e sa përfundim i bukur që është ky!” (Rad 23,24).

“O robërit e Mi, për ju sot nuk ka frikë, as që do të pikëlloheni; ata që kanë besuar argumentet Tona dhe kanë qenë të dëgjueshëm ndaj Nesh – (do t’u thuhet): hyni në xhenet të gëzuar, ju dhe bashkëshortet tuaja” (Zuhruf 68-70).

Pra, nëse të gjithë anëtarët e familjes plotësojmë kushtin e imanit dhe vdesim me të, atëherë premtimi i Allahut është se do të takohemi. Kjo gjë, edhe më shumë duhet të na shtojë vullnetin për të bërë përmirësim në familje dhe thirrje drejt rrugës së Allahut me qëllim që të mos e humbim atë anëtar në ahiret.

Pra, do të takohen dhe do ta vizitojnë njëri-tjetrin, mirëpo nëse dikush është në shkallë më të ulëta të xhenetit nuk do ketë të drejtë ta vizitojë atë që është më lart, kurse ky që është më lartë mund ta vizitojë atë që është më poshtë.

Sa i përket çështjes, a do të jetojnë bashkë, lidhur me këtë dijetarët kanë mendime të ndryshme por mendimi më i vërtetë duhet të jetë ai që thotë se do të jetojnë bashkë vetëm me ata fëmijë që kanë vdekur të vegjël, kurse me ata të mëdhenjtë vetëm do të vizitohen, varësisht në çfarë shkallë të xhenetit kanë hyrë.

Allahu e bëftë familjen tënde dhe timen prej xhenetlive.

Kurani – Mrekullitë e Kuranit

472 thoughts on “A takohemi në Ahiret me bashkëshortin, fëmijët, babain dhe nënën?

Comments are closed.