Mësime nga Historia e trashigëmisë së Emevitëve

Mukatil bin Sulejman hyri njē ditë tek prijësi Abasit Ebu Xhafer el Mensur dhe ky i fundit i tha: O Mukatil më këshillo! Ai i tha: Të të këshilloj me çfarë kam parë, apo me çkam dëgjuar? Prijësi Abasit i tha: Më këshillo me çfarë ke parë!

Ai i tha: O prijësi i besimtarëve, Omer bin Abdul Azizi prijësi Emevit, kishte 11 fëmijë dhe u la atyre 18 dinarë. Me pesë dinar blenë qefinin dhe katër dinarê të tjera blenë tokën ku do tê varrosej dhe pjesën që mbeti ua shpërndau fëmijëve.
Ndërsa prijësi tjetër Emevit Hisham bin Abdul Melik edhe ai kishte 11 fëmijë dhe hisja e secilit prej tyre nga trashëgimia ishte 1 milion dinarë.

O prijësi i besimtarëve, betohem në Allahun se në të njejtën ditë e kam parë njërin prej djemve të Omer bin Abdul Azizit duke dhënë sadaka 100 kuaj në rrugë të Allahut dhe njërin nga djemtë e Hishamit duke u lypur njerëzve sadaka në tregje.

Para se të shtrihej në shtratin e vdekjes njerëzit e kishin pyetur Omer bin Abdul.Azizin: Çfarë u ke lënë pas fëmijēve të tu? Ai kishte thënë: U kam lënë devotshmërinë ndaj Allahut. Sepse nëse kanë për të qenë njerëz të mirë, Allahu është Ai që i përkrah vullnetmirët. E nesë bëhen ndryshe atëherë nuk u lë prej asaj që i ndihmon në kundërshtimin e Allahut.

Ibn Kethir “El Bidaje ue Nihaje” dhe Ibn Xheuzi “Biografia e prijësit asket Omer bin Abdul Aziz

Andaluzia e periudhës Islame

172 thoughts on “Mësime nga Historia e trashigëmisë së Emevitëve

Comments are closed.