A është e lejuar që muslimani të varroset me arkivol?

Qëndrimin Islam ndaj varrimit të të vdekurve muslimanë me arkivol, sikur që veprojnë edhe pjestarët e besimeve tjera,  na e sjell Kreu i Ligës së Botës Islame nga Meka. Më posht keni pyetjen dhe përgjigjen e plotë në gjuhën shqipe:

Akademia e Fikhut Islam pranë Ligës së Botës Islame-Meke

VENDIMI I PESTË

PËRKITAZI ME VARRIMIN E MUSLIMANËVE ME ARKIVOL

Falënderimi plotë i takon Allahut i Cili është Nji, i vetëm, dhe nuk ka shokë e rivalë, bekimi dhe paqja e Tij qofshin mbi atë pas të cilit nuk ka pejgamber tjetër, zotëriun dhe të dërguarin tonë Muhamedin.

Këshilli i Akademisë së Fikhut Islam e shqyrtoi pyetjen e parashtruar nga ana e përgjegjësit të përgjithshëm të Rinisë Islame dhe kryetarit të delegacionit të Asociacionit Islam në shtetin Viktoria të Australisë, përkitazi me qëndrimin Islam ndaj varrimit të të vdekurve muslimanë me arkivol, sikur që veprojnë edhe pjestarët e besimeve tjera. Ata pohojnë se, disa muslimanë të atjeshëm, ende vazhdojnë ta preferojnë dhe ta praktikojnë këtë mënyrë të varrimit, edhe pse qeveria e shtetit në fjalë, ua ka lejuar muslimanëve që ta bëjnë varrimin sipas mënyrës së tyre, gjegjësisht me qefin e jo me arkivol.
Pas shqyrtimit dhe diskutimit përkitazi me çështjen në fjalë, Këshilli i Akademisë së Fikhut, vendosi si vijon:

1-Çdo veprim apo sjellje, të cilën muslimani e bën me qëllim që t’i përgjasojë e t’i imitojë, në aspektin fetar, pjestarët e besimeve tjera, është e ndaluar fetarisht, bazuar ne hadithe të qarta në këtë drejtim.
2-Varrimi me sanduk (arkivol), nëse është për qëllim, që t’u përgjasohet fetarisht pjestarëve te besimeve tjera, është haram-i ndaluar.Por, nëse nuk është për qëllim me këtë veprim, përgjasimi me ta, në aspektin fetar, atëherë është vetëm i pa pëlqyer (mekruh), derisa nuk paraqitet ndonjë nevojë që e dikton këtë mënyrë varrimi.Në rast nevoje, nuk është problem të veprohet në këtë mënyrë.

Bekimi i Allahut dhe paqja e përshëndetjet e shumta qofshin mbi zotëriun tonë Muhamedin, familjen dhe shokët e Tij. Falënderimi i plotë i takon Allahut, Zotit të botëve.

Nënshkruar nga:
KRYETARI I KËSHILLIT TË AKADEMISË SË FIKHUT
Abdu-l-Aziz Abdullah ibën Baz

ZAVENDËSKRYETARI
Dr. Abdullah Omer Nesif.

Pasojnë nënshkrimet e anëtarëve tjerë:
Muhammed ibën Xhubejr, Abdullah Abdurrahman El-Bessam, Salih ibën Feuzan ibën Abdullah El-Feuzan, Muhammed ibën Abdullah ibën Sebil, Mustafa Ahmed Ez-Zerka, Muhammed Mahmud Es-Savaf, Salih ibën Uthejmin, Muhammed Kabbani, Muhammed Esh-Shadhli, Ebu Bekër Mahmud Xhumi, Dr.Ahmed Fehmij Ebu Sunne, Muhammed El-Habib ibën El-Huxha, Dr.Bekër Ebu Zejd, Mebruk Mes’ud El-Avadi, Muhammed ibën Salim ibën Abdu-l-Vedud.

Prej arabishtes: Bashkim Aliu

 

548 thoughts on “A është e lejuar që muslimani të varroset me arkivol?

Comments are closed.