Papagalli që thoshte fjalën La ilahe il-lallah, por e haroi atë në momentin kur e mbyti Macja

Një hoxhë i mësonte studentët e tij mbi bazat e besimit islam, ku posaçërisht i kushtonte kujdes shpjegimit dhe komentimit të kuptimit të shehadetit (fjala: La ilahe il-lallah).

Një ditë prej ditëve njëri nga studentët hoxhës ia solli dhuratë një papagall, sepse e dinte se hoxha i donte shumë macet dhe zogjtë.

Hoxha u gëzua shumë për dhuratën dhe papagallin gjithmonë e merrte me vete, madje papagallin e merrte me vete edhe kur u mbante ligjërata studentëve, kështu që papagalli shumë shpejt e mësoi shqiptimin e shehadetit (shqiptimin e fjalës: La ilahe il-lallah). Pasiqë i kishte mësuar këto fjalë, ai vazhdimisht i përsëriste ato, edhe ditën edhe natën.

Një ditë, kur erdhën studentët tek hoxha, e gjetën atë duke qarë! Kur e pyetën se pse po qante? Ai iu përgjigj atyre: Macja e ka mbytur papagallin.

Ata i thanë: A për këtë po qanë?! Nëse dëshiron ne ta sjellim në vend të tij, një papagall tjetër, edhe më të mirë se ai!

Mirëpo hoxha u dha këtë përgjigje:

Unë nuk po qaj për këtë, por po qaj pse papagalli, në momentin kur e sulmoi macja, filloi të bërtiste dhe të lëshonte një zë tjetër derisa ngordhi. Edhe pse para atij momenti ai vazhdimisht e përsëriste shehadetin, kur e sulmoi macja, ai e harroi shehadetin dhe filloi të bërtiste (fjalë të tjera). Arsyeja se pse ai e bëri këtë, ishte se ai shehadetin e kishte mësuar vetëm me gjuhë, ndërsa zemra e tij fare nuk e ndjente as nuk e dinte.

Pastaj hoxha vazhdoi: Kam frikë se edhe ne mos po bëhemi sikurse ky papagalli, që ta jetojmë jetën tonë duke e përsëritur shehadetin vetëm me gjuhët tona, ndërsa kur të na vjen vdekja ta harrojmë, sepse zemrat tona nuk e kanë njohur mirë dhe nuk kanë jetuar në përputhje me shehadetin!

Me atë rast, studentët filluan të qajnë nga frika e raportit jo të sinqert me shehadetin!

Përkthim: Miftar Ajdini

(Islampress)

445 thoughts on “Papagalli që thoshte fjalën La ilahe il-lallah, por e haroi atë në momentin kur e mbyti Macja

Comments are closed.