A është e mundur shtyrja e Agjërimit në Ramazan, për shkak të Covid 19?

Lidhur me mundësinë e shtyrjes së Agjërimit të Ramazanit, Drejtoria e Çështjeve Fetare të Turqisë (Dijanet) ka bërë të ditur se është farz (e detyrueshme) me urdhrin e Allahut që çdo besimtar i shëndetshëm të agjërojë gjatë muajit të Ramazanit dhe se nuk është e mundshme të shtyhet plotësisht ky adhurim, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim nga Dijaneti janë sqaruar rrethanat në lidhje me muajin e Ramazanit dhe pasojat e agjërimit në këtë muaj gjatë pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).

“Është farz (e detyrueshme) me urdhrin e Allahut që çdo besimtar i shëndetshëm të agjërojë gjatë muajit të Ramazanit dhe se nuk është e mundshme të shtyhet plotësisht ky adhurim”, thonë nga Dijaneti.

Sipas njoftimit, nga informacionet e marra nga ekspertët e fushës, agjërimi i individëve të shëndetshëm nuk përbën rrezik të veçantë në aspektin e përhapjes së COVID-19.

“Në Kur’an është lejuar që agjërimi të bëhet kaza (agjërimi që nuk është kryer në kohë dhe kryhet më pas), në rast të sëmundjes, një ndër arsyetimet kryesore për të mos agjëruar”, thuhet më tej.

610 thoughts on “A është e mundur shtyrja e Agjërimit në Ramazan, për shkak të Covid 19?

Comments are closed.