Ndihmat mjekësore të dërguara nga presidenti i Turqisë Erdogan, arrijnë në Maqedoni
SHKUP: Avioni ushtarak me ndihma mjekësore të dërguara nga Turqia për vendet e Ballkanit në mbështetje të luftës kundër pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) ka arritur në Maqedoninë e Veriut, raporton Anadolu Agency (AA).
Avioni, i dërguar me porosi të presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan për pesë vende të Ballkanit, u prit në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit nga ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov, ambasadori i Turqisë në Shkup, Hasan Mehmet Sekizkök, kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut, Salih Murat, si dhe zyrtarë dhe të ftuar të tjerë.
Pajisjet mjekësore të dhuruara, të cilat përfshijnë maska, kostume mbrojtëse dhe sete për diagnostikim të shpejtë, iu dorëzuan autoriteteve të Maqedonisë së Veriut..