Mesxhid al-Aksa do jetë e mbyllur edhe gjatë Muajit të Ramazanit

Ky është rasti i parë në histori që faltorja e shenjtë, e cila gjendet në Kudsin Lindor të pushtuar, të jetë e mbyllur gjatë Ramazanit.

Këshilli i Vakëfeve Islame të Kudsit njoftoi se faltorja e shenjtë Mesxhid al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar nuk do të hapet për adhurime as gjatë muajit të Ramazanit në kuadër të masave kundër pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

“Duke e pasur parasysh gjendjen e krijuar nga pandemia COVID-19, këshilli vendosi që Mesxhid al-Aksa të mos hapet për adhurime as gjatë muajit të bekuar të Ramazanit”, thuhet në një deklaratë të këshillit, i cili vepron nën Ministrinë jordaneze të Vakëfeve, Çështjeve Islame dhe Vendeve të Shenjta.

Në deklaratë thuhet se vendimi është marrë në përputhje me fetvatë e dhëna më herët për çështjen në fjalë dhe rekomandimet mjekësore.

Administrata e Vakëfeve kishte mbyllur tërësisht Aksanë më 22 mars si pasojë e virusit.

598 thoughts on “Mesxhid al-Aksa do jetë e mbyllur edhe gjatë Muajit të Ramazanit

Comments are closed.