Muslimanët e ish-republikave sovjetike kanë “gjetur një modus”, për të falur Xhumanë

Përderidsa në shumicën e vendeve muslimane, falja e namazit të Xhumasë është suspenduar tërrësisht, si rezultat i masave të mara për të mbrojtur njerëzit nga Virusi Corona, disa vende të ish-republikave Sovjetike duket që kanë gjetur një metodë e cila ua mundëson faljen e Namazit të Xhumasë.

Muslimanët në Rusi dhe ish-republikat Sovjetike, kanë gjetur një „zgjidhje“ në mes, mosbraktisjes së Namazit të Xhumasë dhe mbrojtjes nga Virusi Corona. Në fotografitë që na vinë nga vende të ndryshme të Rusisë dhe ish – republikave të Bashkimit Sovjetik, duket qartë se Namazi falet në një distancë të konsiderueshme, xhemati është i paisur me maska mbrojtëse dhe secili person është i detyruar të shtroj një sexhade në vendin ku do falet edhe përkundër faktit që Xhamia është e paisur me Tepih.

Megjithatë si rezultat i ndodhive dhe nevojës që kërkon kjo situatë, është nxjerur dhe një Fetva, e bazuar në burime Kuranore dhe Traditën Profetike, përmes së cilën është bërë e qartë se falja e Xhumasë dhe Namazeve me xhematë, paraqet rrezik serioz për përhapjen e Virusit dhe në këtë rast, është vendosur që muslimanët të suspendojnë faljen me xhematë, derisa rreziku nga Virusi të kaloj. Si rezultat i masave të ndërmara për ruajtjen e shëndetit të njerëzve, Namazi me Xhematë është suspenduar edhe në dy xhamitë më të mëdha, ajo në Mekke dhe Medine. Për momentin në këto dy xhami, Namazin me Xhemat e falin një numër shumë i vogël i njerëzve, ndërsa për masën e gjërë dyert e xhamivë janë mbyllur.

/IKRE/

374 thoughts on “Muslimanët e ish-republikave sovjetike kanë “gjetur një modus”, për të falur Xhumanë

Comments are closed.