“O Zoti im, ma merr shpirtin tani, tani, tani!”

Në kohën e Abdullah Ibën Mubarekut në Meke për një kohë të gjatë nuk po binte shi. Kudo zotëronte një thatësirë e tmershme. Bagëtia po rrezikohej të ngordhte , ndërsa bimësia po thuaj ishte zhdukur.

Të gjithë, duke filluar nga imami i Mekes ( që në atë kohë ishte Fudejl Ibën Ijadi i njohur për devotshmërinë e tij ) ,dijetarët në mesin e tyre edhe Abdullah Ibën Mubarek (të cilit Allahu shpeshherë ia pranonte duan , një herë ai luti Allahun që t’ia kthente sytë një të verbëri dhe Allahu ia pranoi duan dhe ia ktheu sytë të verbërit) dhe besimtarët , i bënin dua Allahut që t’u lëshonte shi . Por prapë se prapë shi nuk po binte , ose thënë në mënyrë tjetër Allahu nuk po ua pranonte duatë!

Abdullah ibën Mubarek ishte shumë i shqetësuar,për gjëndjen që ishte krijuar dhe nuk po dinte se çfarë të bënte. Duke ecur i shqetësuar atij ia tërheq vëmendjen një zë fëmije që po qante në heshtje! Abdullah ibën Mubareku u afrua për të parë se kush ishte ai që po qante.
Dhe pa aty një djalë të vogël, me fytyrë shumë të zezë dhe të shëmtuar.
Kur e shihje për shkak të shëmtisë që kishte të shkaktonte neveri.
Ky djalë i veçuar nga njerëzit e tjerë, po i bënte dua Allahut duke qarë.
Abdullahu pa u hetuar nga djaloshi , u afrua më afër me qëllim që të dëgjonte duan që po bënte ky djalë. Abdullah ibën Mubareku arriti të dëgjonte fajlët që ky djalë po ia drejtonte Allahut Zotit të botrave ! Ato fjalë nuk ishin fjalë të veçanta , por ishin fjalë të thjeshta dhe nga fjalët më të përdorshme ato ditë. Teksti i atyre fjalëve ishte:

“O Allah ! Të lutem dërgoje shiun tani, tani, tani!”

Thotë Abdullah ibën Mubarek: “Sa mbaroi duan djaloshi , çova sytë nga qielli dhe pasha Allahun aty s’pashë kurrëfarë reje. Djali sikur të kishte marrë përgjigjen se duaja iu pranua , u ngrit dhe filloi të ikte qetë qetë Kur pashë këtë veprim të djaloshit çova edhe njëherë sytë nga qielli kur çtë shoh: Kishin filluar të dilnin retë e para.
Nuk po u besoja syve. Ngela i mahnitur nga kjo gjë.

“Pas kësaj Abdullah ibën Mubareku filloi të ndiqte nga mbrapa djalin dhe të shihte se ku do të shkonte. Pasi e pa se ku u fut , u nis për tek imami i Qabes , që siç thamë më sipër ishte Fudejl ibën Ijadi, me qëllim që t’i tregonte ngjarjen që e kishte parë me sytë e tij.

Rrugës duke shkuar për tek Fudejli e zuri shiu. Sapo arriti tek Fudejli , ky i fundit i gëzuar i tha :

“O Abdullah ! Allahu na e pranoi duan!”

Kurse Abdullahu ia ktheu : “O Fudejl ! Allahu e pranoi duan , por jo duatë tona !”
Dhe i tregoi ngjarjen që kishte parë. Pasi u konsultuan me Fudejlin , Abdullahu u nis për tek shtëpia ku u fut djali , të cilit iu pranua duaja. Trokiti në derë dhe po rrinte duke pritur . Derën e hapi një burrë që për habi të Abdullahut kishte një fytyrë të bardhë. E kuptoi Abdullahu se djali që iu pranua duaja ishte rrob i këtij burri që Abdullahu e kishte para syve. Nga ana tjetër burri kur pa Abdullah ibën Mubarekun tek dera e shtëpisë së vet u gëzua shumë dhe e ftoi brenda. Ai mundohej që të bënte çdo gjë me qëllim që ta kënaqte mysafirin e nderuar. Në fund Abdullahu i tha :

“Kam ardhur që të blejë njërin prej rrobërve të tu!”
Tha burri me gjithë qef dhe ia nxorri, para të gjithë rrobërit me përjashtim të djaloshit që iu pranua duaja.
Tha Abdullahu : “Nuk është në mesin e këtyre ai rob që kërkoj unë !” Prandaj të lutem m’i nxirr të gjithë rrobërit e tu !
Tha burri: “Kam edhe një djalë të vogël , të shëmtuar , dhe që s’është i aftë për punë . Atë doja ta mbaja për vete, sepse që kur ka ardhë në shtëpinë time Allahu më ka dhuruar shumë të mira .
Unë mendoj se ai është sebepi që Allahu m’i ka dhuruar të gjithë ato të mira !”

Por për shkak të respektit që kishte ndaj Abdullah Ibën Mubarekut , pronari i djalit pranoi që t’ia jepte djalin Abdullah Ibën Mubarekut.

Abdullah Ibën Mubareku u gëzua shumë që ia arriti qëllimit dhe së bashku me djaloshin dolën dhe filluan të iknin për tek Fudejl Ibën Ijadi .
Ecën një copë rrugë , bukur të gjatë dhe asnji nuk po i fliste njëri-tjetrit. Abdullah Ibën Mubareku kishte turp t’i fliste këtij djali , sepse atij Allahu ia kishte pranuar duan , kurse Abdullahit Jo!
Nga ana tjetër edhe djali kishte turp që t’i fliste Abdullah Ibën Mubarekut , për shkak të famës së tij të madhe si dijetar dhe muxhahid.

Kështu pra të dy ecnin pa i folur njëri-tjetrit , derisa djali mori guximin i pari që të flasë duke i thënë : “Përse më bleve mua , kur ti kishe mundësi të merje nga rrobërit e tjerë , që janë më të fuqishëm se unë dhe që janë më të dobishëm se unë ?”.

Tha Abdullah Ibën Mubarek : “O djalosh mua nuk më duhet shërbëtor që të më bëjë punët , por unë ty të mora për shkak të lidhjes tënde me Allahun dhe i tregoi gjithëçka që kishte parë ! -Cfarë the? Ti ke zbuluar lidhjen time me Allahun ?! – tha djaloshi- dhe filloi të qante me zë!

Abdullah Ibën Mubareku për ta qetësuar i tha : -O djalosh mos qaj , se vetëm unë dhe Fudejl Ibën Ijadi e dimë këtë gjë!. -E dika edhe Fudejl Ibën Ijadi ?! -tha djaloshi dhe filloi të qante akoma më shumë!

Abdullah Ibën Mubareku nuk dinte se çfarë të bënte që ta pushonte djalin së qari! Ndërkaq djali fshiu lotët dhe i tha Abdullah Ibën Mubarekut : “Mirë , më jep leje sa të fali dy rekate namaz !

Abdullah Ibën Mubareku kur pa se djali pushoi , sikur u çlirua nga një barë e rëndë dhe i dha leje me gjithë qejf. Djaloshi mori abdes dhe filloi të falej , pasi fali dy rekate namaz , hapi duart dhe filloi të bënte dua.

Kur e pa në atë gjendje Abdullah Ibën Mubareku , përsëri u afrua , pa u hetuar nga djaloshi , me qëllim që të dëgjonte se çfarë duaje do të bënte tani djali. Ndërsa djali , pasi lavdëroi Allahun dhe dërgoi salavatë mbi profetin filloi t’i bënte dua Allahut me fjalët:

“O Zoti im ma merr shpirtin tani, tani, tani!”

Kur dëgjoi këto fjalë Abdullah Ibën Mubareku u shtang! Nuk dinte çfarë të bënte! Nuk vonoi shumë dhe djaloshi ra përtokë i vdekur.

Abdullah Ibën Mubareku filloi të qante. Pastaj tha ajetin: “Kjo është dhuratë e Allahut ia jep Ai kujt të dojë.

IKRE