Autoritetet Izraelite, pengojnë futjen e Vaksinave kundër Covid 19 në Gaza

Ministrja palestineze e Shëndetësisë Mai Al-Kaila ka thënë se autoritetet okupuese izraelite kanë ndaluar futjen e vaksinës kundër koronavirusit (COVID-19) në Rripin e Gazës,transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministrja e Shëndetësisë konsideron se autoritetet okupatore izraelite janë përgjegjëse për këtë veprim, për të cilën theksoi se është në kundërshtim me ligjet dhe marrëveshjet ndërkombëtare.

Më tej shtohet se Al-Kaila ka deklaruar se Ministria e Shëndetësisë ka dërguar 2.000 doza të vaksinës ruse Sputnik V në Rripin e Gazës, por që autoritetet okupatore kanë ndaluar që vaksinat të mbërrinin në enklavën bregdetare.

“Al-Kaila theksoi se këto vaksina kishin për qëllim personelin mjekësor që punon në repartin e kujdesit intensiv për pacientët me COVID-19 dhe ekipet që punojnë në departamentet e urgjencës”, thuhet në deklaratë, e cila shton se ministrja ka theksuar se qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë komunikojnë me organizatat ndërkombëtare për të ushtruar presion mbi Izraelin për të lejuar futjen e vaksinave në Rripin e Gazës sa më shpejt të jetë e mundur.

 

346 thoughts on “Autoritetet Izraelite, pengojnë futjen e Vaksinave kundër Covid 19 në Gaza

Comments are closed.