ZVICËR: Sot janë regjistruar, vetëm 260 të infektuar

Të mërkurën Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG), ka njoftuar se numri i infeksioneve të konfiormuara me Covid-19 në Zvicër, është rritur për 260 brenda një dite, që i bie se numri i të infktuarëve është zvogëluar dukshëm, në krahasim me ditët e kaluara.

Ditëve të fundit ka pasur një rënie të theksuar të numrit të infeksioneve të reja, megjithatë ekspertët thonë se ky është rezultat i ditëve të festave, gjatë të cilave është bërë një numër i reduktuar i testimeve.

Në fund të Marsit, në Zvicër ishte kulmi i pandemisë me ç rast janë regjistruar deri në 1100 raste të reja infeksioni në ditë.

Sipas BAG, numri i viktimave  ka arritur në 973, derisa numri i të infektuarëve ka arritur në 26,336 deri ditë e Mërkurë.

Qeveria zvicrane nesër pritet të dalë para masës për të bërë publik planin e rrikthimit të ngadalshëm në normalitet. /IKRE/

 

501 thoughts on “ZVICËR: Sot janë regjistruar, vetëm 260 të infektuar

Comments are closed.