“Nuk jetojmë në Nepal, që presidenti Trump të na quaj Budistë”

Gazetarit Nazim Rashidit të Alsat-it, (TV në Maqedoninë e Veriut) i paska mbet hatri që Trump e Netanjahu, e paskan përmendur Kosovën “si shtet me shumicë muslimane”, në raundin e bisedimeve të fundit mes Kosovës e Serbisë.
Pyetja më idiote drejtuar bashkëbiseduesit të tij nga izraeli ishte kjo “A mund të evitohej kjo” (pra të mos përmendej përkatësia muslimane e popullit të Kosovës nga Trump e Netanjahu).
Epo zotri Rashidi, ne nuk jetojmë në Nepal që të na quaj Trump Budistë, apo në Rusi e të na quaj Ortodoks. Ne jetojmë në Ballkan, në trojet tona ku shumica e shqiptarëve janë muslimanë dhe sado që të mudohemi të tregohemi tjetërfarë, do jenë minaretë e larta, ata që mbi 600 vite e dëshmojnë të kundërtën. Kjo që po them është realitet dhe nuk kemi nevoj të vazhdojmë të gënjejmë vehten.
Irfan Agushi

363 thoughts on ““Nuk jetojmë në Nepal, që presidenti Trump të na quaj Budistë”

Comments are closed.