E bëri Kina, Amerika, ky, ai e ajo …

Duhet të fillojmë të bindim vehtën se “Anija e shpëtimit” në ketë rast quhet shtëpi, kujdes, distancë, blerje me karar, mos ritje e çmimeve, plasim i lajmeve të vërteta që nuk shkaktojnë panik dhe gjëra të ngjajshme me këto

Shkruan: Irfan Agushi
Gstaad 22.03.2020

Të gjith themi se e duam Librin, e nëse kjo që themi është e vërtetë e nuk është thjesht një mburrje për tu dukur ma te ngritur intelektualist, ja tek e keni mundësine, lexoni për dy javë, aq sa mund të lexoni brenda një viti.

Lerëni në një anë teoritë e ndryshme konspirative që flasin mbi mundësitë e shpërthimit të këtij virusi. E bëri Kina, Amerika ky, ai e ajo, e bën për para, pushtet frigë e sedi se çfarë! Rreti 5 G! Kjo nuk i shëben askujt. Pastaj ne jemi shumë të vegjël pë të zbuluar e ndryshuar diç në këtë drejtim.

Shpërndani lajme optimizmi, lëreni fotografitë me raftet e zbrazta që është normale të ndodhin diku në situata të këtilla, për shkak të panikut. Mua nuk më ka ndodh të mos gjej në Market atë për çfarë kam shkuar. Mos bleni më shumë se ç ju duhet. Është një situatë kur duhet të solidarizohemi me njëri tjetrin.

Epo tani vin në shprehje, Namazi yt që ke falur me vite, Zeqati ytë që ke dhënë me vite, e agjërimi yt që ke agjëruar muaj të tërë. Tani vin në shprehje besimi në Zot edhe në mënyre praktike.

Kur ndodhte diçka në kohërat e profetëve ata i tregonin popullit se Zoti ishte i kënaqur me ato ose jo. Sot ajo mundësi nuk ekziston, e ne nuk e dijmë të fshehtën të cilën e din vetëm Zoti. Na kurseni ju lutem nga ligjeratat me karakter të këtillë. Jam i vtëdishëm që një ligjeratë e atillë do të bënte bum dhe do përfitonit LIKE dhe komente të shumta, por mendoni se a do përfitonit dhe pëlqimin e All-llahut! Kjo që po ndodh është një sprovë e madhe për gjith njerëzimin, aq mund t ju them. Diçka e këtillë, me përmasa globale ndodh shumë rrallë, ndër ato mund të përmendim gripin spanjoll, kolerën dhe raste si ato më të largëtat në histori, si ajo e popullit të Nuhit a.s.

Kur jemi tek profeti Nuh a.s. duhet të bindim vehtën se «Anija e shpëtimit» në ketë rast quhet shtëpi, kujdes, distancë, blerje me karar, mos ritje e çmimeve, plasim i lajmeve të vërteta që nuk shkaktojnë panik dhe gjëra të ngjajshme me këto.

Në fund të fundit, besimi i vërtetë i një njeriu dhe humanizmi i tij shihet në raste krizash. Kur ke 1000 denarë është e lehtë të ndash një denarë për të varfërit. Por kur ke dy dhe ndan me vëllaun tend, quhet kulmi i bindjes ndaj All-llahut xh.sh. Epo më shumë se çdo popull tjetër, ne Ummeti i Muhammet s.a.v.s. duhet te dijmë vlerën e sadakasë, solidaritetit dhe humanizmit.

E kujtoni rastin e një burri të varfër, i cili shkoi tek Muhammedi s.a.v.s. dhe i tha se nuk kishte ngrënë asgjë më shumë se tre ditë. U çua Profeti a.s. dhe iu drejtua të pranishmëve duke pyetur se kush e mirëpret këtë musafir. U ngritën tre bura, secili më i varfër se tjetri. Njëri prej tyre e mori në shtepi. Pasi hynë brenda, ai shkoi tek gruaja dhe e pyeti nëse kishin ushqim. Ajo i tha se kishin vetëm për fëmijët. Por gruaja e mençur i tha burrit të saj: “ska dert, unë do e vonoj darkën deri sa fëmijët ti zen gjumi” dhe ashtu ndodhi. Tani kishin dhe një dert tjetër. Ai ushqim që mjaftonte për fëmijët e tyre, nuk mjaftonte për tre të rritur. Andaj gruaja i tha burrit të saj: ”para se të fillojmë me ushqimin, do e zvogëlojmë dritën brenda shtëpisë”. Ata fikën disa kandila, i ofruan ushqim musafirit e për vete morën nga një pjatë të zbrazët dhe bënin sikur po hanin. SubhanAllah ky është nënshtrimi i vërtetë ndaj fjalës “Nuk ka zot tjetët pos All-llahut”. Shembullin e kësaj familje Zoti e shënoi në Librin e Tij, që të mbetet argument i bindjes në Zot dhe humnaizmit për gjeneratat që do vin. Ky burrë dhe kjo grua nuk vdiqën nga skamja, por vdiqën nga shkaku që Zoti u kishte caktua për më vonë.

Andaj në këto momente shumë të vështira mos haroni dhe njerëzit e varfër, pasi ata e kanë më vështirë se gjith ne të tjerët. Janë të shumta Organizatat që meren me këtë veprimtari zgjidhni një dhe dhuroni mëshirë. Në këto kushte izolimi shpërndarja është e vështirë, por është e domosdoshme. Unë jam duke menduar një mënyrë për të vepruar dhe InshaAllah do ju informoj në ditët në vijim. Deri atëherë mbetshi nën mbrojtjen e Zotit.

421 thoughts on “E bëri Kina, Amerika, ky, ai e ajo …

Comments are closed.