Takim virtual me të rinjtë në Zvicër, nën moton „Pyet Imamin“

Pyetje: A ka mundësi që dikur pas 50 ose 100 viteve të ndryshoj Ligji mbi Minaretë dhe Xhamia Will të ndërtoj dy prej tyre?

Gjatë ditës së sotme nën patronazhin e DIGO-s dhe Imamit Bekim ef. Alimi u realizua një takim virtual me të rrinjtë musliman që jetojnë në Zvicër. Biseda ishte e lirë dhe tema nuk ishte e kufizuar, andaj pjesëmarësit pyesnin Imamin për tema aktuale dhe të tjera që nuk ishin aktuale. Në këtë takim virtual morën pjesë diku rreth 20 pjesëmarrës. Biseda u zhvillua në gjuhën gjemane dhe i gjithë takimi zgjati diku rreth 1 orë e 30 minuta.

Shkruan: Irfan Agushi

Të pranishmit ishin të interesuar të dijnë mendimin e Hoxhës, rreth temës më aktuale në Zvicër, ajo e Burkas, duke vazhduar më pas dhe në tema të tjera rreth qëndrimit të Islamit mbi dhurimin e Organeve, Adoptimi i fëmijëve, përfaqësimi i muslimanëve në Zvicër nga njerëz kompetent, mundësia e rrikthimit dhe ndryshimit të Ligjit mbi Minaret në Zvicër e deri tek themelimi i Bashkësisë Islame Selefiste në Maqedoninë e Veriut.

Ishin dhe disa tema tjera që u trajtuan në mënyrë të një dialogu mës të pranishmëve, ndërsa ne do ju sjellim disa prej tyre:

Pyetja e parë që iu parashtrua Bekim ef. Alimit kishte të bënte me Burkan, njëri nga pjesëmarësit dëshironte të dinte mendimin e Imamit rreth kësaj çështje.

„Mendoj që më tepër se gjithçka tjetër, Burka është një çështje politike e përdorun nga SVP, për të ritur rejtingun e saj në opinion. Ndërsa sa i përket anës Islame dhe qasjes së fesë mbi Burkan, mund të them se në Kuran një gjë e atillë nuk përmendet në mënyrë direkte, megjithatë ka disa Hadithe që flasin mbi Burkan dhe në këtë rast dietarët e shumtë kanë shfaqur mendime të ndryshme sa i përket,obligueshmërisë që rrejedh prej tyre. Me plotë përgjegjësi mund të them se Burka, mbyllja e fytyrës me perçe ku nuk shihen edhe sytë e gruas, nuk është nga traditat tona të ballkanit dhe as që është arabe. Një veshje e atillë e ka prejadhjen nga Avganistani, atje është praktikuar dhe vazhdon të praktikohet edhe sot e kësaj dite“- thotë Bekim ef. Alimi.

Alimi qartë shprehu qëndrimin e tij kundër kësaj Iniciative, pasiqë  siç tha ai „në rast të aprovimit të kësaj iniciative, mund të izolojmë tërësisht femrat që bartin Burka. Sipas Islamit, femra muslimane nuk obligohet të mbajë Burka. Sot në botën Islame gratë që kanë vendosur të mbulohen në mbi 99. 9 përqind kanë një mbulesë Islame, e cila i lejon të shfaqin fytyrën e tyre“.

„Mendoj se një shoqëri drejtohet dhe integrohet më mirë, duke ju ofruar mudnësi pjesëmarjeje aktive në jetën e përditshme e jo me penalizime“ – nënvizoi Alimi.

Ndër temat e diskutuara ishte edhe ajo e dhurimit të Organeve njerëzore për qëllime Humane. Në këtë pikë, Imam Alimi tha që në princip një gjë e atillë është e lejuar, por që duhet ndjekur një procedurë rigoroze ku nuk lejohen lëshime, duke filkuar nga testamenti që një person len pas vdekjes, ku shënohet qartë se çfarë dëshiron ai.

„Nuk lejohen të asnjë rast marja e organeve, para se njëriu të shpallet i vdekur dhe njëkohësisht është e ndaluar tregëtimi me organet“ – u shpreh Bekim ef. Alimi.

Pyetja tjetër e rradhës kishte të bëjë me adoptim të fëmijëve, pra si e sheh Islami këtë çështje?

Në këtë pikë Alimi ishte i shkurtë dhe i qartë me çrast tha „Nuk lejohet adoptimi i fëmijës në Islam, nëse atij nuk i tregohet prejarrdhja, babai dhe nëna e vërtetë, qofshin ato të gjallë ose të vdekuar. Nëse fëmijës së adoptuar i tregohet prejarrdhja e tij, atëherë një gjë e atillë është lejuar“. Në këtë rast ai përmendi dhe rastin me Zejdin (Zoti qoft i knaqur me atë), i cili njihej edhe si djali i Muhammed (alejhi selam).

Një nga të pranishmët pyeti nëse ka mundësi që dikur pas 50 ose 100 viteve të ndryshoj Ligji mbi Minaretë dhe Xhamia Will të ndërtoj dy prej tyre? Bekim ef. Alimi tha se „kjo çështje tanimë ju takon juve, rinisë. Ne me aq sa patëm mundësimë arritëm të bënim, por iniciativa e miratuar kundër ndërtimit të Minareve, nuk na e dha mundësinë që të ndërtojmë dhe Minaretë. Mendoj se a arrdhmja e ndërtimit të Minareve nuk do të ketë këtë formë që ne njohim sot, ato ndoshta do ndërtohen në mënyrë digitale apo në ndonjë formë tjetër. Prioriteti im në këtë rast nuk janë ndërtimi i Minareve, por edukimi dhe profesionalizimi i rrinisë.“

Në bisedë e sipër u shtua dhe pyteja rreth hapjes së Bashkësisë Islame Selefite në Maqedonisë e Veriut. Në lidhje me këtë temë Alimi tha se edhe Maqedonia është një shtet demokratik ku lejohet themelimi i një shoqate, ashtu siç na lejohet edhe neve në Zvicër. Megjithatë themelimi i saj me atë emër, ka irituar shtetit dhe nuk do e kenë dhe aq lehtë të mbijetojnë. Ndërsa BFI nuk duhet të jetë dhe aq pompoze në këtë drejtim, pasi organet e shtetit në fund do të vendosin nëse themelimi saj është legal ose ilegal.“ – u shpreh në fund Imami i xhamisë së Will-it, Bekim ef. Alimi.

Në këtë takim virtual me rë rrinjë, u diskutua edhe për shumë tema tjera që ishin në iteres të rinistëve. Nga pyetjet e shumta të shtruara, u kuptua se interesi i të rrinjëve për të mësuar rreth temave të ndryshme, që ata i tangojnë ishte tejet i madh.

 

397 thoughts on “Takim virtual me të rinjtë në Zvicër, nën moton „Pyet Imamin“

Comments are closed.