Letra që tronditi një baba!

Ishte ndoshta nata më e gjatë që kishte përjetuar plaku i gjorë. Në orët e para të asaj mbrëmje, në Derën e tij troket „postieri“ i cili i len një letër. E mori dhe pasi e lexoi, fytyra e tij u ngërys, zemra e tij filloi të rahë më shpejt, ndërsa humori i tij u prish. Letra ishte nga një „Gjykatë“  në të cilën ishte shënuar vendimi me burg të përhershëm

Të nesërmen me vrap u nis për tek djali i madh, plaku i cili jetonte vetëm kishte tri djem, por mendoi që djali i madh, do i ndihmonte në zgjidhjen e hallit të tij.

Trokiti në derë dhe ajo u hap. I tregoi djalit për brengën dhe ia dha „letrën“ që mbante në duar. Me të lexuar letrën, djali u mërzit shumë, por i tha „më fal baba, unë nuk mund të ndihmoj. Të lutem shko që të mos na shohë dikush bashkë“.

Babai i gjorë, me gjysmë besimi u nis për tek shtëpia e djalit të dytë. Trokiti në Derë dhe djali doli duke i uruar mirësearrdhje. Babai i tregoi hallin e tij dhe menjëherë ia dhe letrën që ta lexonte. Ai e lexoi atë më një frymë! Pasi e përfundoi, e vështroi babain me dhimbje dhe i tha që edhe ai nuk mund ta ndihmonte. E përcolli deri tek Dera e shtëpisë dhe i uroj shumë fat. „Më tepër se ka nuk të bëj Baba“ – i tha djali i dytë.

Ashtu i humbur dhe i hutuar, babai vazhdoi rrugën për në shtëpi. Në një qosh të rrugës, takoi djalin e vogël me të cilin përshëndetet dhe deshi të vazhdoj, por kur djali i vogël hetoi që ai kishte një hall, e ndali dhe e pyeti: „Çke baba, ke ndoonjë problem?“ Babai i mërzitur i tha, kam një hall o bir, por nuk më ndihmon dot, nuk më ndihmuan as vëllezërit tuaj. Djali këmbënguli që ti tregonte se ndoshta mund edhe ta ndihmoj. Atëherë babai i tregoi hallin, ndërsa djali i tha: „O babai im, nëse është nevoja unë do zë vendin tënd dhe ti do vazhdosh të jetosh i lirë“.

Djali i parë të nderuar miq, i ngjanë shumë pasurisë. Kur njeriu vdes, ajo nuk luan nga vendi për ta ndihmuar. Madje, kur kufomën e nxjerin nga shtëpia, pasuria nuk e përcjell atë.

Djali i dytë është shumë i ngjajshmë me të afërmit dhe familjen. Kur njeriu vdes, familja mërzitet shumë, dëshiron të bëj diçka, por ska shumë mundësi. Më e shumta që mund të bëj familja është organizimi i një funerali dhe përcjellja e kufomës deri në banesën e fundit.

Djali i vogël, është sinonimi i veprave të mira dhe në rradhë të parë besimi në Zotin Një, Namazi, Agjërimi, Sadakaja e kështu me rradhë. Besimi dhe veprat e mira do vazhdojnë ta shoqërojnë njeriun në të gjitha periudhat e jetës, që njeru do kalon dhe ato do ia lehtësojnë udhëtimin.

Miq të nderuar, ndonjëherë duhet të thejmë tabutë dhe të fillojmë ti rradhisim gjërat nga fundi, në këtë rast duke filluar nga „djali“ i vogël.

IKRE

 

 

 

422 thoughts on “Letra që tronditi një baba!

Comments are closed.