Medreseja e Isa Beut, shkollë me një personalitet dhe histori në vehte

Të diplomuarit nga kjo medrese sot veprojnë në institucione të ndyshme vendore dhe ndërkombëtare në poste të ndryshme por edhe në fushën e teologjisë në diasporë si ambasadorë dhe pedagog të vërtetë të kombit dhe përfaqësues të denjtë të vlerave shpirtërore

Shkruan: Nehat Ismaili

21.05.2020 / Aarburg, Zvicër

Medreseja e Isa Beut është një shkollë e veçantë, ajo ka personalitetin e saj që buron nga filozofia e edukimit islam. Ajo si shkollë është institucioni më i organizuar për procesin edukativo-arsimor në shoqëri në RMV. Për faktin që është ndërtuar mbi një themel të qartë që bazohet në një filozofi të qartë dhe evolucionare që është në përputhje me të dhënat e kohërave dhe ndryshimet që ndodhin në shoqërinë njerëzore. Ajo në përcaktimet e saja të zhvillimit të konceptit pedagogjik dhe filozofik në planprogramet e saj ka përcaktuar prioritetin e edukimit dhe arsimimit të nxënësve për mënyrën e të menduarit të tyre për jetën e tyre, për komunitetin, shoqërinë njerëzore, konceptin mbi universin, dhe me theks të veçantë për mënyrën e të jetuarit si qenie njerëzore me dinjitet dhe vlera njerëzore.

Medreseja e Isa Beut nuk kishte për mision për të mësuar nxënësit që të nënshtrohen dhe të pajtohen me vlerat mbizotëruese shoqërore ose të qenurit servil dhe të nënshtuar ndaj sistemeve politike ekspansioniste e despotike por i mësonte nxënësit që të ngrihen mbi këtë nivel për të kuptuar proceset, për të dëshmuar rolin e misionarit të paqës, të dashurisë, të atdhetarizmit, që të jenë zëri i popullit, i arsyes dhe korrektues ndaj padrejtësive dhe dëmeve që mund të zbatohen ndaj shoqërisë.

Kjo shkollë është një histori në vete, ajo është jeta në tërësi. Nxënësi aty mëson vlerat universale njerëzore, vlerësimin për veten dhe për të tjerët, aty edukohet për të bashkpunuar me të tjerët në gjëra të dobishme në mirësi dhe devotshmëri, për të ruajtur familjen, shoqërinë, mjedisin, për ti kontribuar humanizmit, mbi të gjitha na mësoi një mënyrë të veçantë të jetuarit. Është histori në vehte që mund të shijohet dhe nuk mund të përshkruhet me fjalë, ndaj ndjehem i paaftë për të gjetur shprehje për të përshkruar kapitullin më interesant të jetës sime. Kjo shkollë më mësoi se para se të jem musliman i mirë duhet të jem njeri i mirë ngaqë njeriu me përkatësi fetare dhe pa vlera është një zero e madhe.

Dhe ky qëllim nuk mund të realizohej pa egzistimin e mësuesve tanë me kompetenca edukativo arsimore të një niveli të lartë që ishin të hapur ndaj ndryshimeve të rënjësishme në shoqëri, sidomos në vitet e 90-ta, kur filloi faza e tranzicionit të shoqërisë së atëhershme në Maqedoni, kalimi nga një sistem politik në tjetër, inovacionet e ndryshme shkencore dhe teknologjike, të vetëdijshëm për këto situata dhe zhvillime dramatike, autoritetet më të larta fetare shqiptare (Bashkësia Islame), nëpunësit fetar, administrator, mësues e padagog, të gjithë së bashku arritën të jenë komptatibil me nevojat e kohës dhe zhvillimet dramatike në saje të tranzicionit të atëhershëm gjatë viteteve të nëntëdhjeta të shekullit të kaluar.

Të diplomuarit nga kjo medrese sot veprojnë në institucione të ndyshme vendore dhe ndërkombëtare në poste të ndryshme por edhe në fushën e teologjisë në diasporë si ambasadorë dhe pedagog të vërtetë të kombit dhe përfaqësues të denjtë të vlerave shpirtërore.

Kjo shkollë me kaq dinjitet dhe histori shekullore, kur dihet zanafilla e themelimit të saj, me kaq kuadro të diplomuar, vajza e djem që sot i shërbejnë idesë për Zotin, për kombin, për atdhedashurinë, për shoqërinë njerëzore duhet të mbështetet fuqishëm me mbështetje finansiare të rregullt vjetore në formë të antarësisë, sidomos nga të gjithë të diplomuarit, nëpunësit fetar, administratorët, kuptohet sipas mundësisë dhe të ardhurave të tyre. Ndërsa fitrat dhe zekati janë donacione dhe kontribute vullnetare që vijnë nga njerëzit me ideale të larta dhe vullnet të mirë, nga xhamitë dhe bizneset e ndryshme.

I ftoj autoritetet fetare në RMV që të zhvillojnë një koncept modern që mbështetja për Medresenë të jenë në formë të antarësisë mujore apo vjetore nga të gjithë të diplomuarit që janë në marrëdhënie të rregullta pune. Këtë ia kemi borxh kësaj vatre të diturisë, këtë ia kemi borxh gjeneratave të ardhshme si kuadro të dalë nga kjo shkollë e shenjtë.

Njëri prej maturantëve të gjeneratës së V-të të Medresesë Isa Beu në Shkup.

Imam në Qendrën Shqiptaro Zvicerane «Xhamia e Bardhë Aarburg»

648 thoughts on “Medreseja e Isa Beut, shkollë me një personalitet dhe histori në vehte

Comments are closed.