„Përmbajuni të drejtave të rrugës“

Në natën e xhuma më pëlqen të lexoj diçka nga thënjet e profetit Muhammed s.a.v.s Çdo herë që studjoj jetën e tij përmes librave, nuk mbarojnë kur këshillat me plotë mirësi, urtësi, moral dhe pozitivitet.

Sonte me ju të nderuar miq, desha të ndaj dhe një thënje shumë domethënëse dhe edukuese për rrininë dhe pse jo edhe më të vjetrit.

Transmenton Ebu Said Hudriu se pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: „Kini mëndjen! Ruhuni nga të ulurit në rrugë! Njerrëzit i thanë: „Nuk kemi zgjidhje tjetër, ku të mblidhemi pasi ato janë vendet ku mblidhemi dhe bisedojmë.“ Atëhere Pejgamberi s.a.v.s. ua ktheu: “Në qoftë se duhet patjetër të uleni atje, atëherë përmbajuni të drejtave të rrugës“. E pyetën përsëri: „Cilat janë të drejtat e rrugës o i Dërguar? “.

Ai ua ktheu : “Ulja e shikimit, përmbajtja për t`i mos i lënduar njerrëzit, kthimi i përshëndetjes, urrdhërimi në të mirë dhe ndalimi nga e keqja“ (Buhariu).

/i.a./

 

666 thoughts on “„Përmbajuni të drejtave të rrugës“

Comments are closed.