Besimtarët Ortodoks, nuk respektuan rekomandimet e Qeverisë në RMV

SHKUP: Kremtimi i Festës Ortodokse të Pashkëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, nuk ka shkuar ashtu siç kanë paralajmëruar Krerët e Kishës Ortodokse, besimtarët ortodoks nuk kanë respektuar rekomandimet e Qeverisë për mbrojtje nga Covid 19, shkruan IKRE.

Gjatë natës së kaluar, janë regjistruar video dhe fotografi të cilat vërtetojë se gruoe të mëdha njerëz nuk kanë respektuar kriteret e vendosura nga Qeveria dhe kanë marrë pjesë në lutjet e kësaj nate. Me këtë veprim Komuniteti Ortooks ka vënë në pikëpyetje gjith masat e Qeverisë dhe sakrificën e popullatës në Maqedoninë e Veriut, të cilët janë të ngujuar me orë dhe ditë të tëra në shtëpitë e tyre.

Pas një akti të këtillë, kanë reaguar partitë politike në vend dhe me të drejtë edhe qytetarët e besimit Islam, të cilët shtrojnë pyetjen se për çfarë arsye atëherë janë mbyllur Xhamitë, nëse ky vendim nuk vazhdon dhe për Kishat.

Përnrdyshe, Qeveria e Maqedonisë, i ka bërë thirrje Kreut të Kishës Ortodokse që të mos shënojnë Pashkët si në vitet e kaluara, por me numër shumë të vogël dhe simbolik. Por duket që krerët e këtij komuniteti, nuk i kanë përfillur rekomandimet e Qeverisë.

Mbetet ende e paqartë nëse gjobat e larta deri në 5000 euro, do ju shënohen gjith atyre që kanë rrezikuar masat e mara nga Qeveria me rastin e kremtimit të Pashkëve, ashtu siç ndodhi disa ditë më parë, me disa qytetarë të fshatit Hasanbeg në afërsi të Shkupit, kur prishën rendin dhe dolën në protesta.

Portali IKRE

503 thoughts on “Besimtarët Ortodoks, nuk respektuan rekomandimet e Qeverisë në RMV

Comments are closed.