Po gërmove tokën spanjole, do gjesh aty themelet e shumë xhamive që dikur u ngritën nga muslimanët!

Palma: Aty gjendet Pallati Mbretëror “La Almudaina” dhe Katedralja e madhe, e ndërtuar mbi themelet e një xhamie. Po gërmove tokën spanjole, aty do gjesh themelet e xhamive, shtëpive e tregjeve të ngritura dikur nga arabët muslimanë dhe romaket e vjetër paganë.

Sot vizitova qytetin e vjetër të quajtur Palma në një ishull spanjoll. Tek sa Anija i afrohej portit, gjëja e parë që të bën përshtypje është Katedralja e madhe dhe një objekt tjetër në afërsi të saj. Madhesia e ketyre dy objekteve ta ben obligim viziten e tyre. Nuk e dija se per çfare behej fjale. Me tu afruar prane objektit, i cili sherbente si pjese shtese e Katedrales, ne tabelen mbi hyrjen e saj shkruhej “La Almudaina”. Nje fjale e njohur arabe per mua! U interesova per ate dhe me thane qe eshte nje objekt i vjeter i adaptuar ne muse, perndryshe dikur kishte qene Pallat Mbreteror. Pagova 10 euro dhe hyra brenda per te pare se çfare fshehin muret kaq te medhej. Brenda dhe jasht stili i ndertimit i takonte atij tipik arab te kohes së mesjetes.

Ne nje shkrese te ngjitur brenda objektit thuhej se kete ndertese e kane ngritur muslimanet te cilet e pushtuan ishullin ne vitin 903 te udhehequr nga Isam Al Savlani dhe udhehoqen me Ishullin deri ne dhjetor te vitit 1229.

Ne Katedralen e madhe qe shihet ne fotografine e pare nuk patem fatin te hyjme brenda saj, ngase ishte e mbyllur per shkak te festave fetare katolike. Nje udheheqes i grupeve turistike, kur e pyeta per historikun e saj, me tha se ka filluar te ndertohet ne vitin 1230, nje vit pasi debuan muslimanet dhe se ndertimi i saj ka vazhduar disa dhjetra vite. Dikur ne vendin e saj ka patur nje xhami te madhe, tha ai.

Jo vetem pallati mbreteror, por nje pjese e qytetit quhej “La Almudaina”. Ne kete pjese te qytetit vereheshin lehte objekte te shumta te ndertura sipas stilit se vjeter arab.

Shkruar më 20 prill 2019

Irfan Agushi

415 thoughts on “Po gërmove tokën spanjole, do gjesh aty themelet e shumë xhamive që dikur u ngritën nga muslimanët!

Comments are closed.