“O Adem a do te deshiroje te te mbroja nga gjunahet, e pyeti Zoti”

Është e mahnitshme se si Zoti kujdeset për robin e Tij, dhe se Falja e Tij bulon çdo mëkat që vepron robi, për të cilin kërkon falje.

Zoti i madhëruar e pyeti Ademin a.s. “O Adem a do te deshiroje te te mbroja nga gjunahet, e pyeti Zoti”

“Po O Zot” – ia ktheu Ademi.

Pastaj Zoti i tha:

“O Adem, nëse do të mbroja ty dhe femijet tuaj nga gjunahu, kujt do ia falja mëshirën Time, kujt do ia tregoja bujarinë Time, një gjynah me te cilin të thyhet Zemra dhe nënshtrohesh ndaj meje, është më i dashur se një punë e mirë, që nuk e bën për hatrin Tim. O Adem rrënkimi i gjynahqarëve që pendohen për atë që kanë berë, është më i dashur për Mua, se adhurimet e atyre që i bëjnë sa për sy e faqe.

Burimi Amër Halid, Historia e Profetëve,

IKRE

541 thoughts on ““O Adem a do te deshiroje te te mbroja nga gjunahet, e pyeti Zoti”

Comments are closed.