ZVICËR: Varreza për muslimanët në Wil

Tani e tutje, për Komunitetin Musliman në Komunën e Wil-it, ofrohet në dispozicion një hapsirë në të cilën do mund të varrosen muslimanët që jetojnë në këtë Komunë. Sipas imamit të Xhamisë Shqiptare në Wil, Bekim ef. Alimi proekti në fjalë i përmbush kriteret e traditës Islame.

Keshilli Komunal në Wil, mori këtë vendim në mënyrë urgjente, i cili ka qenë në punim e sipër një kohë më të gjatë, për shkak të situatës aktuale me Virusin Corona.

Virusi Corona gati pamundëson transportin e Kufomave në vendlindje. Ky vendim Komunal lehtëson në mënyrë të dukshme varrimin e muslimanëve të gjitha nacionaliteteve të botës që gravitojnë në këtë Komunë.

Këshilli i Komunës Wil ndau këtë pjesë në Bronschhofen, për shkak se muslimanët e kanë të ndaluar kremacionin (djegëjen e kufomave). Këta varreza në Bronschhofen përmbushin plotësisht këta kushte.

Më herët është formuar një komision pune, me përfaqësues nga xhamia Wil (BZ-BA), nga xhamia turke Wil (SV) dhe DIGO (BA), të udhëhequr nga Komuna Wil. Ky komision ka trajtuar shumë tema dhe ka sqaruar shumë pyetje të ndryshme. Në planifikim mbetet edhe ndërtimi i një objekti në të cilin do bëhet larja dhe përkujdesja për xhenazet muslimane, përderisa pritet varrimi. Ky objekt do të financohet nga buxheti i komunës dhe ndërtimi i saj pritet të ndodhë në vitin 2021.

Këta varreza hyn në shërbim nga mënjeherë, Allahu e bëft hajr dhe ju shperbleft te gjithëve, ka bërë të ditur Faqja zyrtare e Xhamisë Shqiptare në Wil me imam Mr. Bekim Alimi.

Në linkun posht keni dhe lajmin e konfirmuar në një Media vendore:

http://www.tvo-online.ch/…

Ndryshe në shumë Komuna nga e mbarë Zvicra, muslimanët nuk e gëzojnë këtë të drejtë. Në disa raste si problem paraqitet fakti që një familje është e anëtarësuar në një Xhami e cila posedon një mundësi varrimi, ndëra jeton në një Komunë tjetër, e cila nuk ka siguruar kushte për varreza të muslimanëve dhe si rezultat i kësaj, familjet në fjalë nuk mund ta shfrytëzojnë këtë mundësi.

PORTALI IKRE

 

272 thoughts on “ZVICËR: Varreza për muslimanët në Wil

Comments are closed.