Kryetari i parë i kryeqytetit shqiptar Tiranës, një Hoxhë me shall!

Ismail ef. Ndroqi i lindur në vitin 1876, i rritur e i edukuar në Medresenë e Tiranës, i cili mē pastaj vazhdoi studimet për 11 vite në Stamboll.
Gjatë jetës së tij intelektuale i bashkohet lëvizjeve kombëtare dhe në vitin 1912, ishte ndër kryesorët që ngriti flamurin në Tiranë, pas Ismail Qemalit në Vlorë. Në vitin 1917, u zgjodh kryetar i Tiranës.
Në vitin 1920 kongresi i Lushnjës e shpalli Tiranën kryeqytet të shqiptarëve. Hoxha shërbeu si kryetar i kryeqytetit deri në vitin 1922. Ai ishte ndërtuesi i parë në bashkëpunim me Amerikanët i Spitalit civil në Tiranë.
Hoxha, kryetari i bashkisë, myderrizi, imami, myftiu dhe patrioti e politikani Ismail ef. Ndroqi në vitin 1928 la aktivitetin politik dhe ju kthye thirrjes islame deri sa ja dorëzoi shpirtin e tij fisnik Zotit të Madh e Bujar, në moshën 68 vjeçare.
IKRE

439 thoughts on “Kryetari i parë i kryeqytetit shqiptar Tiranës, një Hoxhë me shall!

Comments are closed.